Home KRYESORE Fajtor jemi të gjithë se kemi heshtur! STOP ÇDO FORME TË DHUNËS!

Fajtor jemi të gjithë se kemi heshtur! STOP ÇDO FORME TË DHUNËS!

Nga Fahri Musliu

Nuk di pse po habitemi për këtë rast monstruoz e raste tjera të ngjashme të dhunës kur plotë 23 vjet në liri i kemi heshtur të këqiat. I kemi mbyllur veshet, sytë, e kemi kultivuar oportunizmin dhe indiferencën. Jemi shndërruar në bisha ku e kultivojmë veç inatin, urrejtjen, dhunën..Nëse të keqës nuk i’a dal hovin ajo është si orteku i borës, gati i pandalshëm dhe rrënues. Për këtë jemi të gjithë fajtor, nuk mund të amnistohen askush.

Pra asgjë e habitshme kur për dy dekada, nga një shoqëri politike me një shkallë sado të lartë kulturore e civile, u kthyem në shoqëri tribale parapolitike. Prandaj rrugëtimin do t’a vazhdojmë me çrregullime e pasoja edhe më të mëdha, sepse po heshtim.

Nuk mjaftojnë dënimet verbale e as protestat, për turp siç ndodhi sot në Prishtinë. Por duhet aktivizëm i fuqishëm qytetar, dhe kërkesë për ndëshkim të ashpër të monstrave të tillë. Por mbi të gjitha kërkohet edukatë familjare, shkollore e shoqërore e rinisë. Për fat të keq dhunë në familje, shkolla e shoqëri është në rritje kurse për pasojat as që jemi të vetëdijshëm.

STOP ÇDO FORME TË DHUNËS!

Share: