Home KRYESORE Gjimnazistët e “Qemal Stafës”, promotorë të shkëlqyer të mbrojtjes së mjedisit.

Gjimnazistët e “Qemal Stafës”, promotorë të shkëlqyer të mbrojtjes së mjedisit.


 Student Video Contest 2022, është konkursi i organizuar nga IAEA (International Atomic Energy Agency), një thirrje të hapur për të gjithë shkollat e mesme në botë, pjesë e së cilës është edhe ekipi përfaqësues i nxënësve të gjimnazit “Qemal Stafa” Tiranë, si një ndër 5 punimet kërkimore të përzgjedhura finalistë në nivel Ndërkombëtar.

Thirrja për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare me temë: “Përdorimi i teknologjisë bërthamore për adresimin e ndryshimeve klimaterike” për shkollat shqiptare u krye nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, për përfaqësim dhe pjesëmarrje.

Në këtë kuadër, shkollat nga Shqipëria duhet të përgatisnin një video, nëpërmjet të cilës të përmblidhej shkurtimisht në 3 minuta i gjithë kërkimi i tyre. Një ekip i ngritur në MAS përzgjodhi videot me punimet më të mira kërkimore, të cilat më pas u përzgjodhën / seleksionuan nga një ekip kërkuesish shkencorë në IAEA (International Atomic Energy Agency) në Vienë, dhe pas seleksionimit u lajmëruan ekipet përfaqësuese të vazhdonin me procedurat e regjistrimit dhe konkurrimit të mëtejshëm.

Pas disa fazash konkurrimi, studimi i nxënësve të gjimnazit “Qemal Stafa” i udhëhequr nga mësuesja e fizikës Luljeta Gjergo dhe drejtoresha e shkollës Klotilda Jaupi, me dëshirën dhe pasionin e nxënësve Egnald Çela, Ortensia Kosta, Ana Këlliçi, Alkid Shuli, u përzgjodh finalist. Në thirrje citohej që vetëm 5 punimet shkencore më të mira do të zgjidheshin finalistë.

Tema e punimit sjell risi dhe origjinalitet dhe është vlerësuar inovatore, pasi studimi është kryer nga vetë nxënësit në mjediset e lumit Erzen dhe konsiston në identifikimin e shkallës së ndotjes së ujit duke përdorur teknologjinë bërthamore dhe gjallesat si indikatorë. Konceptet kyç të trajtuara janë ndotje, teknologji bërthamore, organizma biologjikë, mjedis, etj., dhe vjen si një domosdoshmëri e do të sjellë një impakt dhe ndërgjegjësim jo vetëm tek të rinjtë mbi ndryshimet klimatike, kulturës së të menduarit pro mbrojtjes mjedisore dhe gjetjen e zgjidhjeve konkrete përballë një fenomeni mjedisor, i cili prek gjithë hallkat e zinxhirave ushqimorë dhe vetë njeriun gjithashtu. Theksojmë se Ministria e Arsimit, nëpërmjet politikave të saj i kushton një rëndësi shumë të veçantë pjesëmarrjes së nxënësve tanë në konkurse ndërkombëtare, si një e drejtë e tyre, ashtu siç bëjnë të gjithë bashkëmoshatarët nëpër botë. Tregon dhe rëndësisë që ka edukimi mjedisor në shkolla të integruar në të gjitha lëndët, gjithashtu të ofruar edhe në trajtë modulesh dhe kurrikul.
Fokusi i kurrikulës me kompetenca jo vetëm në lëndët shkencore, siç edhe ky projekt është realizuar, ka qenë pikërisht ky, të punuarit e temave mësimore bazuar në situata të nxëni të njohura ose të panjohura, si dhe të vendosë nxënësit në rolin e kërkuesit e të ndërtojë dije, nxënësi vendoset përballë  një problemi ose fenomeni natyror, analizon, nxjerr përfundime dhe propozon zgjidhje. Në këtë kurrikul i kushtohet një rëndësi e veçantë kërkimit shkencor dhe prezantimit ku nxënësit fitojnë njohuri, shkathtësi, qëndrime dhe vlera mbi një koncept të caktuar shkencor duke eksperimentuar, gjithashtu ata mësojnë se si të përdorin informacionin e gjerë që ndodhet në kurrikula, internet duke kërkuar informacione nga burime të sigurta, në dobi të procesit të të nxënit duke mbrojtur të drejtën e autorit nëpërmjet citimeve, referimeve, etj..

I urojmë suksese nxënësve në konkursin “Student Video Contest 2022” në Vienë. Është një krenari dhe risi, që nxënësit tanë të mësohen të përfaqësohen dhe motivohen në gjimnaz drejt kërkimit shkencor dhe në projekte shkencore, duke promovuar e lartësuar punën e bërë nga nxënësit, mësuesit dhe arsimi shqiptar në këto nivele.

Share: