Home KRYESORE Guardia di Finanza dhe Policia e Vlorës sekuestrojnë 600 kg drogë

Guardia di Finanza dhe Policia e Vlorës sekuestrojnë 600 kg drogë

Një operacion anti-drogë është zhvilluar mes Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Guardia di Finanza. Sipas News 24 janë sekuestruar 600 kg kanabis dhe janë vënë në pranga tre persona.

Droga është sekuestruar në afërsi të Karaburunit, pranë vendit të quajtur “Gjiri i Arushës”.

Në momentin kur ka ndërhyrë policia, trafikantët po shkëmbenin drogën në det të hapur.

Gjatë operacionit u sekuestruan 3 skafe, të cilët drogën që transportonin po e ngarkonin në një velierë.

Operacioni është ende në vijim.

Share: