Home Gjeo-Ekonomia “Jemi turistë, kemi pasion fotografinë e uzinave të braktisura”/ Çfarë deklaruan dy...

“Jemi turistë, kemi pasion fotografinë e uzinave të braktisura”/ Çfarë deklaruan dy rusët dhe ukrainasi pasi u arrestuan nga policia për incidentin në Gramsh

“Jemi turistë. Kemi pasion fotografinë e uzinave të braktisura. Menaxhojmë faqe në instagram dhe nuk i përkasim asnjë agjencie inteligjente”. Kështu janë shprehur para autoriteteve shqiptare 3 personat e ndaluar pasi kanë tentuar të futen në uzinën e Gramshit.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mëson se pavarësisht pretendimit të tyre, sendet personale të 2 djemve dhe një vajze, 2 prej tyre rus nga Moska dhe një ukrainas janë çuar në laboratorin shkencor për ekzaminim.

Top Channel ka zbuluar blogun që menaxhohej nga 33 vjeçarja Svetlana Valerneva Timofoeva. Në faqen e saj të instagramit 33 vjeçarja ka postuar foto vetëm disa minuta para ndalimit nga policia. Në këtë blog në njërin nga postimet ajo shkruan se ka 15 vite që e ndjek këtë hob.

Grupi shihet se ka qenë në shumë vende e ka fotografuar uzina të ngjashme. Ata kanë postuar edhe kur vrapojnë pasi autoritetet i kanë zbuluar që janë future në një zonë të ndaluar. Në faqe ka fotografi nga Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia e së fundmi nga italia.

Top Channel

Share: