Home Gjeo-Ekonomia Ja si shtrembërojnë deklaratat e Escobar për të dëmtuar Kurtin

Ja si shtrembërojnë deklaratat e Escobar për të dëmtuar Kurtin

Nga Emin Azemi

ESCOBAR: ASOCIACIONI … DUHET TË THEMELOHET…

ESCOBAR: ASOCIACIONI … DUHET TË THEMELOHET…SIPAS KUSHTETUTËS SË KOSOVËS…

Janë dy tituj, por që dallojnë në mes veti diametralisht.

Ato media që e kanë me Kurtin , e jo me fatin e Kosovës, e citojnë të gjymtuar deklaratën e Esobarit: “Asociacioni … duhet të themelohet…”.

Por, nëse lexohet lajmi në brendi, Escobar ka shprehur qëndrimin Amerikan dhe Evropian se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të formohet jashtë normave kushtetuese të Kosovës, një qëndrim ky që e ka lënë pa gjumë Vuçiqin…Dhe kjo është shumë e qenësishme, për të gjithë ata , sidomos për amerikanët, për popullin e Kosovës dhe për klasën politike pushtet e opozitë , të cilët janë të interesuar që të ruhet paperkshmëria e sovranitetit juridik e tokësor i Kosovës.

Është për të ardhur keq se si lajmet e tilla, me përmbajtje kaq të rëndësishme, paketohen kaq keq nga një pjesë e mediave, duke i biberosur titujt me disa detaje djallëzie…. Ata që nuk marrin mundin ta lexojnë në tërësi lajmin, iu servohet informacion i gabueshëm se gjoja diplomati amerikan paska bërë presion për formimin e Asociacionit, por duke amputuar pjesën e deklaratës që i jep kuptim thelbësor një qëndrimi amerikan mbi këtë temë e që është konform interesave të Kosovë si shtet…

Mediat s’është patjetër të jenë miqësore me politikanët, por ato nuk guxojnë të jenë armiqësore me standardet profesionale…

Oponenca ndaj politikave të Kurtit dhe cilido kryeministër tjetër në pushtet, bëhet me kritika parimore dhe me analiza përmbajtësore, por jo me tituj të gjymtuar e tendencioz, sepse në Bruksel nuk po bisedohet për fatin e një politikani, por për fatin e shtetit të Kosovë, i cili do të varet shumë se çfarë statusi juridik do të ketë Aociacioni i komunave me shumicë serbe.

(e.a)

18 gusht 2022

Share: