Pamje aspak dinjitoze për një vend të Bashkimit Europian. Janë këto imazhet e tualeteve në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e territorit grek.
Ka qenë një qytetar shqiptar, i cili në fakt pasi e ka ngritur problemin në shtetin grek, pasi i është drejtuar Ambasadës së Shqipërisë në Athinë, i drejtohet edhe Opinion.al, për të denoncuar kushtet higjieno-sanitare që lënë për të dëshiruar. Është fjala për një pikë kufitare që pavarësisht se dominohet nga kalimet e shtetasve shqiptarë, përdoret gjithashtu nga shtetas të vendeve të tjera të BE.
Mesazhi i qytetarit dhe fotot shoqëruese:
Pershendetje uroj të jeni mirë. Isha për pak orë në Shqipëri që të shihja prindërit dhe kalova nga Dogana e Kakavijes. Kisha shumë vite pa kaluar. Bëra problem këtu në Greqi për banjot në pjesën greke në Kakavijë. Që në mëngjes po merret media këtu dhe saite të ndryshme për kushtet higjenike absurde në doganat greke ku kalojne me mijëra qytetarë grekë. Komunikova dhe me ambasadoren tonë në Athinë, kam lajmëruar dhe Ministrinë e Shëndetësisë në Greqi.
Nga informacioni nga punojësit e kësaj magazine, banjot janë në varësinë e bashkisë Kalpaki. Nuk lejohet një vend evropian në të tilla kushte, ku në këtë doganë kalojne me qindra mijra njerëz, jo vetem qytetarë shqiptarë dhe grekë, por edhe me qindra turistë nga e gjithë Evropa. Të tilla pamje mund të ketë edhe në dogana te tjera, por duhet të ketë kontrolle nga organet e Ministrisë së Shëndetësisë, nga organet e administratës së bashkise ku varen këto dogana në të gjithë Greqinë.