Home KRYESORE Në 4 të mëngjesit me një mashkull misterioz, telashe të reja për...

Në 4 të mëngjesit me një mashkull misterioz, telashe të reja për kryeministren finlandeze

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka reaguar ashpër ndaj lumit të kritikave ndaj saj duke këmbëngulur se ajo ka të njëjtën të drejtë për jetën e natës si të gjithë të tjerë, pasi i dolën disa video gjatë një feste me miqtë e saj.

Ndërkohë, një video e re është bërë publike, teksa Marin është duke kërcyer pranë një mashkulli misterioz rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Në një konferencë për mediat të premten, Marin tha se e kishte kryer testin e drogës dhe rezultati do të dilte javën e ardhshme.

Ajo këmbënguli edhe një herë se nuk kishte konsumuar kurrë drogë dhe u tha gazetarëve: “Nuk kam bërë asgjë të paligjshme”.

Marin është e martuar dhe ka një vajzë, por çuditërisht në festat e saj shfaqet pa bashkëshortin.

360grade.al

Share: