Home Gjeo-Ekonomia LËVIZJA ATDHETARE KRAHËT E SHQIPES. Nr. regjistrimi 12196756, Londer, UK 🇬🇧

LËVIZJA ATDHETARE KRAHËT E SHQIPES. Nr. regjistrimi 12196756, Londer, UK 🇬🇧

Organizon Mbledhje paraprake me përfaqesues të organizatave të trevave arbërore në mergatë dhe përfaqësues të shoqerisë civile, shoqata të studimeve historike dhe shkencore, që punojnë për çështjen kombetare. Jeni të ftuar në këtë takim për të diskutuar së bashku tre tema kryesore :

1- Ribashkim \ Pajtim Kombëtar
2- Mendime për organizimin e Kuvendit në Lezhë, me dt.20 Shtator 2022
3- Mendime për organizimin e Konferencës në Londër në Nëntor 2022

Diskutimi I përbashkët për këto tre pika kryesore synon që më mendimet nga studiesit përkatës, të plotësojë tematikën dhe sensibilizimin për historinë e vërtetë të popullit arbëror, duke hedhur dritë mbi fakte, që do të luajnë një rol të rëndësishëm dhe vendimtar mbi rrugën në të cilen, , do të duhet të ecin politikanët tanë, për të garantuar ardhmërinë e Shqipërisë dhe të Kombit Arbëror pas ketyre 100 viteve copetim nga Konferenca e fuqive të mëdha në Londër në 1913.

Jemi të bindur se të bashkuar, do të rindezim deshirat dhe shpresat e brezit të ri, do të ndriçojmë të vërtetat e mohuara për Identitetin tonë të mohuar dhe manipulimet e historisë. Me përpjekje të përbashkëta do të përpiqemi të shtojmë besimin e brezit të ri për një Shqiperi me të mire dhe me të paqte, ku jetohet më mirë se në emigracion se populli ynë meriton respektin dhe mirenjohjen e botës së qytetëruar.

Takimi do të organizohet në Hotel Tirana dt 10.Gusht 2022.
·

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj.
Pjesëmarrësit që dëshirojnë të diskutojnë duhet të njoftojnë temën që sekretaria të orientohet për renditjen e diskutimeve.

Diskutimet nga pjesëmarrësit do të jenë të kufizuara në 3 -4 minuta.

Bordi Drejtues i LAKSH
Kryetaria

Marsela Koçi

Kordinatori I pergjithshme I LAKSH

Altin Disha

Share: