Home Gjeo-Ekonomia Mbërrin në Portin e Durrësit anija me 6 mijë ton grurë nga...

Mbërrin në Portin e Durrësit anija me 6 mijë ton grurë nga Ukraina

Anija “Jaohar Ranim” me 6 mijë ton grurë nga Ukraina ka mbërritur sot në Portin e Durrësit.

Anija do të ankorohet në kalatën nr. 2 të portit të Durrësit paraditen e sotme, dhe gruri ka mbërritur për llogari të një kompanie mielli në Shqipëri.

Kjo është anija e parë që vjen nga Ukraina që pas fillimit të luftës atje. E ngarkuar në Izmail të Ukrainës, anija është nisur më 28 korrik, në bazë të një marrëveshje të arritur ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për t’i lejuar kësaj të fundit eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës.

Izmaili është porti më i madh ukrainas në grykëderdhjen e Danubit, në Odesa. Javën e kaluar u njoftua nga autoritetet turke për një tjetër anije të nisur nga Odesa drejt Libisë më 1 gusht, po anija “Jaohar Ranim” e ka çelur e para siparin e lëvizjeve, pas sulmeve që nisën nga Rusia në shkurt të këtij viti.

Bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra.

Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit, ndaj rifillimi i eksporteve të grurit nga Ukraina i ka dhënë një frymëmarrje të re nevojës globale për konsum.

Në Ukrainë ka disa disa milionë ton grurë të bllokuara që pritet të shpërndahen në të gjithë globin.

Top Channel

Share: