Home KRYESORE Mos qeshni me Skerdin e OST-se por qani për paditurinë e madhe...

Mos qeshni me Skerdin e OST-se por qani për paditurinë e madhe që na ka zenë sytë!

Mekati i “Skerdit të OST-së”!

Nga Irena Beqiraj

Në një kontratë standarte të sigurimit të jetës edhe shëndetit përfshihet :

“Trajtim kozmetik për qëllime të kësaj kontrate nënkupton cdo trajtim mjekësor që kryhet vetëm për të ndryshuar pamjen e jashtme dhe jo me qëllim trajtimi dhe shërimi të një gjendje shëndetësore”.

Pra është një gjuhë standarte kontraktuale e policës së sigurimit , ku trajtim kozmetik quhet cdo ndërhyrje për rregullimin e dëmtimeve që mund të pësojë individi në pamjen e jashtme, pra që nuk mjekon, edhe gjendet në cdo kontratë sigurimi të jetës edhe shëndetit ( më poshte keni një model ).

Mëkati i ” Skerdit të OST-së” sic e quajnë gazetarët është se po blen kontrata sigurimi standarte , pra po u siguron jetën edhe shëndetin e punonjësve . Sa mirë do te ishte që ky mekat të bëhej rutinë edhe nga kompanitë mediatike .Kështu gazetarët do të ishin njohur “vetvetiu” me kontratat e sigurimit te jetës edhe shëndetit , duke mos ushqyer me artikuj padijen kolektive .

Në kohën e internetit duhen 10 seconda për të mos qenë I paditur , por mjafton 1 sekondë në rrjetet sociale për ta mbajtur gjindjen në errësirë totale !

Mos qeshni me Skerdin e OST-se por qani për paditurinë enorme që na ka zenë sytë !

Share: