Home KRYESORE Pa Filtra, Blendi Gonxhe: Ofrojmë shërbime cilësore e duam ligji të njihet...

Pa Filtra, Blendi Gonxhe: Ofrojmë shërbime cilësore e duam ligji të njihet dhe respektohet. Në shtator aksion i madh

Sot në emisionin Pa Filtra në Ntv Televizion, i ftuar i gazetarit Artur Nura ishte Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja, i cili nga zyra e tij foli mbi Lejen e re të Qarkullimit dhe përfitimet e qytetarëve ndaj këtij realizimi.

Gonxhe tha që kjo Leje e re e Qarkullimit tashmë është 40% më lirë për 160,000 qytetarë të Shqipërisë!

Z. Gonxhe foli gjithashtu për Qendrat e Kontrollit Teknik, transparencën me qytetarët dhe sa i rëndësishëm është transformimi i Drejtorive Rajonale, në mënyrë që qytetarët dhe punonjësit të ndihen më të vlerësuar e më të respektuar!

Pyetjes së gazetarit Nura për lajmin që kishte publikuar JOQ mbi xhamat e zinj të makinave, Gonxhe tha se artikulli në fjalë ishte i keqkuptuar sepse gazetarit që e ka shkruar i bën çudi pse duhet zbatuar ligji për certifikimin e xhamave të errët të automjeteve.

Z. Gonxhe përmendi sigurisht dhe arsyet përse është miratuar certifikimi i xhamave të errësuar, zhvillim ligjor i arsyeshëm i cili ka nevojë akoma – siç tha drejtori Gonxhe – për tu kuptuar duke filluar nga gazetarët fillimisht, pastaj qytetarët.

Drejtori tha se institucioni i tij dhe i gjithë personeli e kanë të pamundur të bëjnë pushime gjatë muajit gusht dhe dhjetor për shkak të punës së rritur në këta muaj të cilët sjellin shumë vizitorë, emigrantë e turistë, në Shqipëri.

Në shtator tha – Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja, – në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do fillojë një aksion i madh kundrejt atyre që përdorin automjetet e tyre dhe nuk kanë kryer pagesat e taksës së qarkullimit dhe sigurimit të automjeteve të tyre!

Nga kjo taksë – tha Gonxhe – institucioni ynë përfiton vetëm 5% të kësaj pagese dhe të tjerat shkojnë në favor të institucioneve të tjera në respekt të ligjit përkatës, por më duhet ta them qartë – shtoi Gonxhe- nuk do tolerohet më askush dhe nëse nuk bëjnë pagesat do u bllokohen automjetet deri në realizimin e detyrimit ligjor.

Share: