Home Gjeo-Ekonomia Pa Filtra, Kryetari u Shoqatës Hoteleri Turizëm, flet për dobësitë dhe përparësitë...

Pa Filtra, Kryetari u Shoqatës Hoteleri Turizëm, flet për dobësitë dhe përparësitë e turizmit shqiptar ndaj konkurrenteve rajonal

Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës Hoteleri Turizëm ishte i ftuar i gazetarit Artur Nura në emisionin Pa Filtra, ku foli nga Greqia për diferencat që ka turizmi shqiptar në raport me turizmin rajonal si ai në Mal të Zi, Kroaci, Maqedoni, Kosovë dhe sigurisht Greqi dhe Turqi.

Zak Topuzi tha se sezoni i sivjetshëm turistik ka qenë i mbarë dhe ka tejkaluar edhe vitin 2019 i cili mbahet si viti më i begat për turizmin shqiptar.

Gjeografia e turistëve të huaj që dominihet nga Kosova tashmë po zgjerohet përtej Europës dhe Kinës – tha Topuzi – duke shtuar se turistët që vijnë nga vëndet e Lindjes së Mesme të cilat kanë kërkesa specifike të cilave u janë përshtatur operatorët turistike shqiptarë.

Sipas Kryetarit të Shoqatës Hoteleri Turizëm, Zak Topuzi, performanca e turizmit në vëndet si Mali i Zi, Kroaci, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë është më cilësore se në Shqipëri, por kjo nuk duhet të hiperbolizohet nga Media apo portale të ndryshme.

Ajo që çalon më shumë – tha Topuzi – është mos respektimi li ligjit duke filluar nga punonjësit që duhet të kontrollojnë zbatimin e tij – siç ishte rasti i Himarës – shtoi Topuzi duke preçizuar që nuk mjafton vetëm zbritja e Tvsh-së në 6% si në të gjitha vëndet e rajonit, por seriozitet në zbatimin e ligjit.

Zak Topuzi tha gjithashtu se turizmi kudo në botë po has vështirësi në gjetjen e personelit të kualifikuar e po ashtu Shqipëria ndaj duhen subvencionuar shkollat private dhe publike profesionale që ta kalojmë krizën e shërbimeve në turizmin vendor.

Share: