Home KRYESORE Pa Filtra, Luiza Gega e arrita suksesin në sajë të vendosmërisë pa...

Pa Filtra, Luiza Gega e arrita suksesin në sajë të vendosmërisë pa u dorëzuar edhe me mbështetje të munguar!

Tashmë kampionia e Europës për garën 3000 metra, Luiza Gega ishte sot direkt pas ceremonive protokollare e ftuar e gazetarit Artur Nura në emisionin Pa Filtra në Ntv Televizion.

Luiza Gega tregoi se suksesi i djeshëm nuk ishte i papritur për të se vinte direkt pas disa suksesesh të mëparshme, fillimisht kombëtare, Ballkanike dhe tani në kontinentin Europë.

Luiza Gega tregoi për shikuesit e Ntv Televizion se asgjë nuk është e lehtë në jetë për të arritur te suksesi, por se me vendosmëri ja filet dhe arrihet suksesi! Kam kaluar shumë momente të vështira nga ku nuk kam gjetur mbështetje – tha kampionia Luiza Gega – por me mbështetjen e jashtëzakonshme të familjes, për të cilën jam me fat që e kam, dhe punës profesionale të trainjerit ja dola të jem kampione Europe dhe ngre krenare flamurin shqiptar.

Nuk kam dashur kurrë ta braktis flamurin shqiptar sepse e dua vëndim tim – tha Luiza Gega duke shtuar se nuk kanë munguar ofertat nga jashtë Shqipërisë porse gjithmonë Shqipëria ka qenë e para.

Këtë radhë tha Luiza Gega kemi vëmëndje më shumë nga shteti, është aprovuar ligji i spondorizimit të Sporti dhe ministria është më e vëmëndëshme dhe – tha ajo – unë jam pjesëtare e ekipit sportiv të Tiranës dhe Bashkia na ka ndihmuar.

Edhe pritja zyrtare këtë radhë është më serioze dhe duket që kemi vëmëndjen e munguar të shtetit e cila vazhdon edhe nesër në kryeministri.

Për vajzat si ajo, veçanërisht dibranet si ajo, Luiza Gega kush një apelnzë veçantë. Dua tu them, tu bëj thirrje – tha kampionia e Europës – të mos i braktisni endrrat tuaja, të mos dorëzoheni kurrë në vështirësitë që ju dalin përpara në realizimin e tyre sepse një ditë mund të arrini një sukses më të madh se timin!

Share: