Home KRYESORE Në shtratin e hënës…

Në shtratin e hënës…

Nga Gladiola Jorbus

Në shtratin e hënës
Dimërojnë petalet e dimrit,
nën fjollat e shpresës.
Melodia e kohës tingëllon
mbi kujtimet e shpirtit.
Lulet e borës
pëshpërisin emrin tënd.
Dashuria jonë e mëndafshtë
pret në shtratin e hënës.
Stina e tufanëve shndërrohet
në një fllad të brishtë
që lëmon zambakët e ujit.

Share: