Home Gjeo-Ekonomia Pa Filtra në Ntv, Artur Nura: Shtator i nxehtë politik në Tiranë,...

Pa Filtra në Ntv, Artur Nura: Shtator i nxehtë politik në Tiranë, por Prishtina mund të bëhet Kievi i Ballkanit!?

Editorial i Ntv Televizion

Ndërsa shoqëria civile me mbështetjen e dy partive kryesore të opozitës, është në protestë për dorëheqjen e dy ministrave Çuçi dhe Kumbaro për ngjarjen tragjike të Potamit, duket qartë që temperaturat e larta të gushtit paralajmërojnë tempetatura më të larta politike në shtator për Tiranën.

Në duet Rithemelimi i partisë demokratike me në krye Sali Berishën dhe Partia e Lirisë me në krye ish presidentin Ilir Meta me strategji të përbashkët po shfrytëzojnë krizën ekonomike në xhepat e varfër të qytetarëve, me çmime që shkojnë vetëm lart dhe të ardhurat në vënd numëro të tyre!

Qeveria e Edi Ramës duket e vetkënaqur me problemet që ka patur opozita e PD mes vedit dhe deklarimin “non gratta” të liderit aktual të saj, akoma nuk është kthjelluar për peshën rëndë të situatës për qytetarët edhe për ata që i kanë votuar!

Lulzim Basha duket ka humbur rrugën politike e zor se mund të kapë më shpejtësinë me të cilën lëviz normalisht politika.

Protestat dhe konferencat e shtypit te këtyre ditëve janë qartazi testi për agresivitetin e shtatorit opozitar të cilin shumica e Edi Ramës nuk mund ta injorojë më! Këtë zhvillm anti qeveritar e e ndihmon jo pak edhe korrupsioni që po e gërryen pushtetin gati 10 vjeçar!

Ndërkohë nga Prishtina vjen një apel i fortë i kryeministrit Albin Kurti për Perëndimin, por edhe Tiranën politike!

Albin Kurti i intervistuar nga gazeta e famshme italiane “La Reppublica” thotë se ka gjasa që Prishtina të bëhet Kievi i Ballkanit dhe me probabilitet që lufta e tretë botërore të filloi përsëri nga Ballkani, në Kosovë!

Kurti ka shtuar se pas Serbisë është qartazi Rusia dhe se Aleksandër Vucic konsulton dhe bashkëpunon më shpesh dhe më shumë se me Perëndimin, me Vladimir Putinin dhe Rusinë!

Pyetjes: Sa i lartë është rreziku i një konflikti të ri?

Albin Kurti ju përgjigj: “Nuk dua të them shumë të lartë, edhe sepse ne kemi kontigjentin e NATO-s këtu, por sigurisht i lartë. Ne jemi një demokraci në kufi me një autokraci, në fund të fundit. Para pushtimit të Ukrainës mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndryshuar. Episodi i parë, pasojë e idesë fashiste të pansllavizmit që ka Kremlini, ishte Ukraina. Nëse kemi një episod të dytë, p.sh. në Transnistria, atëherë gjasat që një luftë e tretë të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë, në veçanti, ato gjasat do të jenë shumë të larta”!

Ky apel i Kurtit nuk duhet marrë si rrufe në qiell të hapur, por si paralajmërim që historia të mund përsëritet!

Kush e njeh historinë do kujtojë Franz Ferdinand von Habsburg – Archduke i Austrisë dhe trashëgimtar i fronit të Austro-Hungarisë që u vra në vitin 1914 në Sarajevë nga një ultra nacionalist serb, Gavrila Princip që në fakt solli fillimin e luftës së parë botërore dimensionet e tmerrshme të viktimave askush nuk duhet ti harrojë!

Sipas shumë historianëve projekti gjeopolitik i Austro Hungarisë për një Principatë të pavarur shqiptare në Ballkan, solli urrejtjen serbe ndaj Austro Hungarisë në kulmin e saj duke realizuar dhe atentatin e sipër përmëbdur që solli luftën botërore!

A nuk jemi në një situatë të ngjashme? A nuk ka sjellë projekti euroatlantik çlirimin e Kosovës nga ushtria e dhunëshme serbe! A nuk mbështet shumica në Perëndim Kosovën e pavarur dhe po e njeh Atë? A nuk tregojnë sondazhet në Serbi shumicë dominante pro Ruse dhe anti perëndimore?

Qeveria në Kosovë vendosi të zbatojë një marrëveshje të firmosur ne Bruksel në vitin 2013 me patronazhin e Europës midis Beogradit dhe Prishtinës dhe sot, Europa i bën presion Prishtinës të mos e zbatontr në 1 gusht të 2022 sepse nuk duan që Serbia të shkojë nga Rusia!

Absurditet europian të cilin e paguan Kosova, qytetarët e së cilës janë të vetmit qytetarë europiane që përdorin Euron, por marrin me vështirësi akoma viza për të lëvizur në zonën Shengen!

Edhe kryeministri ynë Edi Rama me këtë filozofi po mbështet fort Open Ballkans që Beogradi të ndihet mirë si pjesë e Perëndimit dhe jo si pjesë e Rusisë ku ka qenë historikisht!

Gjeopolitika botërore po rend me një dinamikë lufte të panjohur më parë, në Ukrainë, në Tajvan e ndoshta edhe në Kosovë!

Dhëntë Zoti që të jemi ne të gabuar, por gjasat që historia e luftës së parë botërore të përsëritet në Kosovë janë të mundura!

Ato gjasa mund të shmangen nëse në Tiranë dhe kudo ku ka shqiptarë ta marrin seriozisht apelin e Albin Kurtit sa nuk është vonë.

Të lënë debatet e brëndëshme për pushtet dhe të realizojnë një pakt kombëtar si në 1999-2000!

Ndryshe historia mund të na ndëshkojë siç e ka bërë deri në 1991 me të gjithë shqiptarët!

Ne shqiptarët këtej dhe Andej kufirit duhet me patjetër të jemi të gjithë pjesë integrale e Europës politike.

Share: