Sot e ftuar e gazetarit Artur Nura në emisionin Pa Filtra ishte aktorja Raimonda Shundi njëkohësisht bashkëshortja e regjizorit, aktorit dhe dramaturgut Naum Shundi.
Argumentet e intervistës u përqëndruan tek Teatri “Zonja e Bujtinës” themeluar nga një ide rastësore i bashkëshortit të saj Naum Shundi dhe sot Shqipëria ka një Teatër Dhome në shtëpinë private të tyre!
Shundi tha se tashmë në kushte modeste te Teatri “Zonja e Bujtinës” janë realizuar pesë shfaqje të arrira artistikisht dhe se kolegët artistë kanë qenë spektatorët e parë duke e mbështetur çiftin Shundi moralisht dhe profesionalisht.
Aktorja Raimonda Shundi shtoi se deri tani kemi gjetur mbështetjen e Bashkisë Tiranë për një projekt, por nga asnjë institucion tjetër nuk kemi patur mbështetje deri tani – tha Shundi e cila besonte që në sezonin e ri do dërgonin ftesa për titullarët e Institucioneve kulturore të cilët duhet ti mbështesin në këtë projekt teatror të munguar në Shqipëri!
Do ftojmë si spektator të shfaqjeve tona deputet nga Komisioni parlamentar i kulturës, pozitë – opozitë dhe sigurisht nga Ministria e Kulturës të cilën Teatri “Zonja e Bujtinës” e ka në distancë 100 metrash urbanistikë, por deri tani – tha Shundi jo pa ironi- askush prej tyre nuk ka trokitur në Teatrin tonë të Dhomës!
Sipas Raimonda Shundit, shtatori do jetë i ngjeshur me vepra të vëna në Teatrin e Dhomës “Zonja e Bujtinës” ndaj të ftuar janë të gjithë teatër dashësit tha ajo.
Në Teatrin “Zonja e Bujtinës” tha Raimonda Shundi nuk do të ketë vepra vulgare që bëjnë vetën për të qeshur dhe nuk përcjellin emancipim e mesazhe filozofike e për këtë – përfundoi aktorja – e garanton vepra, eksperienca dhe formati i dramaturgut, regjizorit dhe aktorit Naum Shundi!