Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera “Personazhi i njohur mori mesazh nga Martinaj për kompaninë e basteve”/ Gazetari...

“Personazhi i njohur mori mesazh nga Martinaj për kompaninë e basteve”/ Gazetari tregon të vërtetat: Është në listën e zezë të DASH

Gazetari Artan Hoxha ka folur ditën e sotme në media lidhur me zhdukjen e Ervis Marinajt.

Kjo ngjarje mbart një mister të madh, pasi pistat në të cilat po hetohet sot janë të shumta, ku dy më kryesoret janë eleminimi i tij nga grupet rivale, ose një inskenim.

Sipas gazetarit Hoxha, edhe pse Martinaj në atë kohë ndodhej në burg, tre aksionerëve të kompanisë së basteve iu dërgua një mesazh, ku ju kërkohej të hiqnin dorë, pasi duyshohej se ata ishin të interesuar që Martinaj të mbetej në qeli.

Gazetari Hoxha theksoi se mes personazheve që ju mbërriti mesazhi i grupit të Martinajt është edhe një person i shpallur non-grata nga DASH.

“Të gjithë pjesëtarët apo aksionerët e kësaj kompanie janë kontaktuar një nga një, dhe u është thënë që nëse ju tentoni, të mban i sepse aty mendohej se ata po ndikonin të ngelej në burg Ervis Martinaj, përgjegjësitë do i keni ju personalisht. Mesazhi u është çuar të treve. Në mos gaboj njëri nga ata personazhet është tek lista e Departamentit Amerikan të Shtetit, tek non-grata, që është kontaktuar edhe ai dhe i është thënë që mos guxo të hysh tek ky treg”, u shpreh Hoxha.

Ndërkohë gazetari paralajmëroi se sot në Shqipëri po operon një strukturë kriminale shumë herë më e rrezikshme se Vis Martinaj, e cila do të jetë edhe më e vështirë për tu mbajtur nën kontroll.

360grade.al

Share: