Home KRYESORE Shkon pa shenja jete në spitalin e Sarandës pasi rrezikoi mbytjen, ndodh...

Shkon pa shenja jete në spitalin e Sarandës pasi rrezikoi mbytjen, ndodh mrekullia për 3-vjeçarin

Një fëmijë 3 vjeç e gjysmë ka rrezikuar mbytjen në bregdetin e Sarandës.

Vogëlushi nga Tirana ka mbërritur në urgjencën pediatrike të Sarandës pa frymëmarrje dhe pa vetëdije, sipas News 24.

Por ndërhyrja e menjëhershme e mjekësve ka bërë që 3-vjeçari të kthehet në jetë.

Mjekët i kanë vendosur menjëherë oksigjen dhe sonde nazogastrike për të nxjerre ujin e aspiruar.

Mësohet se i mituri do dërgohet për ndjekje e trajtim te mëtejshëm në QSUT me helikopter.

360grade.al

Share: