Nga Nazif Tivari
Dikush me ngacmoj me dergoj kete foto me tabele me mbishkrimin Tivar ne qytetin e Tivarit!
Kam te drejte se Ky mbishkrim : Me kujton babain Reshit Tivari dhe xhaxhain Tahir Tivari! Sa here qe permendej Tivari syte i rrokulliseshin e mbusheshin me lot.
Tregonin se si ja moren tre dyqanet serbet me manovrat e tyre duke hyre dorezanes per malazezin!
Mendoj se prej ketyre Tahir e Reshit Tivari Sot ne Durrës jane mbi 123 familje tivarase , por e habiteshme eshte edhe tre breza kane kaluar nuk e harrojne qytetin e lindjes se te pareve per ta vizituar .
Ata mendojne se si eshte c’populluar nga shqiptaret dhe se ata qe kane mbetur kane frike te flasin shqip!
Pse i pyes ju flisni shqip , i pyes per emrin e tim ati Etc . Me pergjigjen: kemi frike te flasim shqip , se na shtojne taksat qeveria e Malit te Zi dhe duam te jetojme!
Une bej nje paralele me Durresin tim : Me kishin rritur taksen e bashkise te qytetit tim ne dyqanin ne Durrës nga 33000 lek me 2020 ne 75000 lek ne 2022 . Pse dy fish , por ti je biznes i Madh do te paguaj per plehrat 60 mije lek te reja! Po pse ? Dyqani nuk eshte supermarket me nipt sekondar , dyqani eshte Bulmet vetem 25 m2…
Tani mendoj babain tim e deboj serbi , Po mua 71 vjec, don shteti im te me deboje jo nga Tivari , por nga Durresi i vendosur qe me 1924!
E ka vendosur keshilli Bashkiak .
Por si ? Edhe per nje dyqan i vogel prej 25 m2 sepse ka nipt sekondar .
Tivar – Durrës ka lidhje shpirterore
Por a do te kujtohet dikush , gazetar , historian , qeveritar ti mbaj ate njerez shqiptar qe kane mbetur aty te kene krah , TE MOS KENE FRIKE TE FLASIN SHQIP , Not to have fear to speak albanian language , the tongue of the motherland .
Durresaket Tivaras jane punetore , Fisnik , koke ulur si dhe ulqinaket e duan vendin dhe nuk duan kurre te kene nje emigrim te ri per tu larguar nga Ky vend i bekuar nga Zoti .