Home Gjeo-Ekonomia Vala e shtatë e Covid19 është në rënie, në muajin gusht…

Vala e shtatë e Covid19 është në rënie, në muajin gusht…

Edhe vala e shtatë e pandemisë së Covid, krijuar për shkak të nënvariantit të Omicron BA5 duket se është në rënie.

Nëse në muajin korrik 1 në 2 persona që shkonte për t’u testuar rezultonte pozitiv,  tanimë shifrat kanë rënë disi  edhe pse vazhdojmë të kemi të infektuar. Pothuajse 1 në 3 persona që shkon për tu testuar rezulton me Covid.

Por ekspertë në të gjithë botën i druajnë një tjetër vale në shtator apo në fillim të muajit tetor kur shtohen edhe virozat stinore. Ekspertët vazhdojnë të bëjnë thirrje për t’u vaksinuar sidomos personat 60-vjeç e lart ,ndërkohe që qytetarët presin se si do te fillojë shtatori .

“ Ne nuk kemi farë të presim sepse e kemi virusin nëpër këmbë”- tha Silva Bino.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar nga Ministritë e Shëndetësisë që të paktën deri në shtator 70 % e popullsisë të jetë e vaksinuar, por ne jemi shumë larg kësaj shifre, pasi në vendin tonë  u vaksinuan që në fillim  me dy doza, pra para një viti dhe procesi mbeti tek tek doza e tretë ku qytetarët nuk shkuan më për tu vaksinuar.

Ndërkohë që kërkohet të bëhen të dy dozat buster pa doza e tretë dhe e katërt në shtator pritet të dalë një tjetër vaksinë.

Sipas Binos , vaksinat buster dhe vaksina e re qe pritet të dalë mbron nga format e rënda dhe nga vdekja.

Top Channel

Share: