Home KRYESORE BE kundër amnistisë fiskale, eksperti i ekonomisë në PD: Rama gati të...

BE kundër amnistisë fiskale, eksperti i ekonomisë në PD: Rama gati të sakrifikojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët

Eksperti i ekonomisë pranë PD, Dorjan Teliti ka deklaruar mbrëmjen e sotme se amnistia fiskale i hap rrugë pastrimit të parave.

Ai u shpreh në Open në Newa 24, se Rama synon t’i bëjë ndere miqve të tij në prag të zgjedhjeve lokale, ndërsa shtoi se kryeministri është gati të sakrifikojë edhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

“Kjo amnisti i hap rrugën pastrimin e parave të pista, parave të zeza, jo gri.  Sidomos edhe në prag të zgjedhjeve, jemi tashmë në ato nderet e radhës, për t’i bërë nder miqve që i kanë ndihmuar në të kaluarën por dhe një thirrje për ndihmë në të ardhmen.

Rama si duket është gati për të sakrifikuar marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Tashmë duke qenë se jemi në fund të muajit shtator, dhe muajt në vijim diskutohen për paket financiare, t’i fusim në një paketë të tërë, një zallamahi e cila fatkeqësisht do japin rezultate negative”, tha Teliti.

360grade.al

Share: