Home KRYESORE Bletët mbretërore njoftohen për vdekjen e mbretëreshës, çfarë fshihet pas traditës

Bletët mbretërore njoftohen për vdekjen e mbretëreshës, çfarë fshihet pas traditës

Një traditë e çuditshme e lashtë kërkon që bletari mbretëror t’u thotë bletëve të pallatit se mbretëresha ka vdekur.

Përmes pëshpërimave, insektet janë informuar se kanë një mjeshtër të ri, mbretin Charles III, shkruan Mirror.

Lajmi i hidhur iu dha bletëve në koshere në tokat e Pallatit Buckingham dhe Clarence House.

John Chapple, 79 vjeç, bletari zyrtar i pallatit, bëri udhëtimin prekës drejt vendeve ku janë kosheret të premten, pas lajmit për vdekjen e mbretëreshës.

Më pas, shirita të zinj u lidhën me harqe në kosheret ku jetojnë mijëra bletë.

Rituali vazhdoi duke u thënë atyre se mbretëresha kishte vdekur dhe një mjeshtër i ri tani do të ishte në krye. Më pas, bletët u nxitën të silleshin mirë me zotërinë e tyre të ri, mbretin Charls.

Besëtytnia e pazakontë dhe e lashtë lidhet me besimin se mosinformimi i bletëve për një pronar të ri do të çonte në mosprodhimin e mjaltit, braktisjen e kosheres ose vdekjen e tyre.

360grade.al

Share: