Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka pyetur arkeologun Neritan Ceka, se në cilën epokë zhvillimi gjendet sot Shqipëria dhe populli shqiptar.
Ceka deklaroi se jemi në epokën e hekurit, përpara se të vijë qytetërimi…
Arjan Çani: Në çfarë stadi janë partitë politike në Shqipëri dhe shoqëria jonë? Në cilën epokë jemi ne?
Neritan Ceka: Në epokët e hekurit. Pas epokës së hekurit, vjen qytetërimi…
Arjan Çani: Pra nuk kemi hyrë në qytetërim. Po vendet rreth e rrotull, si Maqedonia dhe Mali i Zi?
Neritan Ceka: Janë në tranzicion, para nesh.
Arjan Çani: Profesor, çfarë është tamam epoka e hekurit?
Neritan Ceka: Epoka e hekurit, është epoka patriarkale, me fise, çdo gjë është me klane. Quhet e hekurit, sepse forca dhe dhuna është mjeti kryesor që lëviz çdo gjë!
360grade.al