NGA KLODIAN TOMORRI
1-Shteti të ruhet me policë privatë, ndërsa privatët të ruhen me policët e shtetit. (Dje qeveria ka marrë vendim për të ruajtur investitorët strategjikë me policinë e shtetit)
2-Pronarët e tokave të vdesin pa marrë asnjëherë kompensim, kurse toka shtetërore t’u falet të kamurve. (Dje qeveria ka marrë vendim t’i falë 9 dynym bregdet në Himarë Gjikurias)
3-Katet shtesë tek një kullë të shpallen të paligjshme, ndërsa katet shtesë tek një kullë tjetër të shpallen mrekulli arkitekturore që e bëjnë Shqipërinë me skyscraper. (Dje qeveria ka marrë vendim për të sekuestruar ose gjobitur katet pa leje të kullave. Bravo që e bëri. Por pak muaj më parë legalizoi 3 kate shtesë tek kulla ngjitur me ETC-në).
4-Tek shtëpia jote nuk mund të shtrosh dot as pllakat. Kurse tek Parku i Liqenit mund të ngresh përbindësha betoni me dhjetëra kate.
5-Për tenderin 200 mijë euro të një kanali në Lushnjë të futen 40 vetë në burg. Për inceneratorët 700 e ca milionë euro, hetimet të shpallen çështje komplekse.
6-Për naftën e fermerëve të jepen 5 milionë dollarë. Për stallën e derrave brenda kryeministrisë të jepen 4 milionë dollarë.
7- Drejtori i policisë të shkarkohet se nuk ka përmbushur objektivat. Drejtoresha e AKSHI-t, të promovohet për punë të mirë në trafikimin e të dhënave të qytetarëve dhe rrëzimin e sistemeve qeveritare.
8-Nafta e jahteve të jepet pa taksa. Nafta e ambulancave të taksohet 1 euro për litër.
9-Të kamurit të taksohen me 15 për qind. Rrogëtarët të taksohen me 23 për qind.
10-Ministrat të mos takohen me biznesmenët. Por ministrat të bëhen vet biznesmenë.
360grade.al