Home KRYESORE Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë

Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë

Hakerat të cilët sulmojnë Shqipërinë për llogari të Iranit, krahas sulmit  në sistemin e kontrollit të kufijve TIMS, kanë hyrë edhe në sistemin e survejimit me kamera sigurie.

Përmes faqes HomelandJustice, hakerat e Iranit kanë publikuar një video 6 minuta të gjatë ku shfaqet sistemi SMART PSS, i kontrollit qendror i të gjitha pikave të kalimit kufitar në RSH.

Në video tregohet  filmimi që përcjell kamera e sigurisë në hyrjne numër tre në Aeroportin Nënë Tereza, ku shfaqet një punonjës i policisë kufitare përballë sistemit TIMS dhe qytetarë që presin tu kontrollohet pasaporta.

Ora kur hakerat e Iranit janë futur në sistemin  e kamerave është 20:04.

Vijon…

Top Channel

Share: