Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Liria e medias u garantohet vetëm atyre që e zotërojnë një të...

Liria e medias u garantohet vetëm atyre që e zotërojnë një të tillë”

Nga Irena Beqiraj

Edhe pse ndajmë mendime të ndryshme unë do jepja dhe jetën që ti ta shprehje atë lirëshëm. Kjo fjali do të të ishte sllogani i një medie të lirë. Ndërkohë sllogani i një prej “medieve tona të lira” qënkërkish “Taulant Ballën e kam si vëlla por tani nuk po më ndihmon “

Lexova artikujt, dëgjova konferencat për shtyp, pashë reagimet e gazëtarëve të cilëve borderoja u përcakton qëndrimet edhe ajo që kuptova ishte që me një të rënë të lapsit , me anë të një skice të vizatuar në një letër nga Kryeministri, pronari i një medie ka përfituar, edhe ndërtuar pishina në hapsira publike, pa specifikime teknike e pa paguar taksat. Para dy ditësh po me një të rënë të lapsit ju hoq kjo e drejtë.

A ka lidhje kjo me lirinë e medias, apo zbatimin rigoroz të ligjit ? Kam frikë se jo ! Thjesht janë prishur balancat e marrëdhënieve midis një medieje dhe qeverisë. Ajo që po ndodh është një “luftë” midis pronarit të medias dhe “pronarit” të qeverisë, të cilët historikisht marrëdhëniet e tyre i kanë ngritur jashtë parimeve dhe kornizave ligjore, megjithëse qeveria ka ndëruar disa herë pronarë. Thënë këtë cdo diskutim i bazuar mbi shtetin e së drejtës më duket qesharak ndërsa vajtimi për lirinë e medias një shaka pa kripë.

Por le të ndalemi tek kjo e fundit. Në botën ku jetojmë liria e medias nënkupton lirinë për të shitur gazeta, për të paguar e përdorur gazetarë, për të dhënë ryshfet, për të blerë e shitur politikanë , për të manipuluar “opinionin publik” e të gjitha këto në këmbim të pishinave të ndërtuara në det, lejeve të ndërtimit, legalizimit të kateve pa leje të ndërtuara rishtazi , apo borxheve të pashlyera në doganë e tatime.

Gazetari i famshëm A .J. Liebling dikur shkuante -“Liria e medias u garantohet vetëm atyre që e zotërojnë një të tillë”. Ajo në fakt është monedha që u ka garantaur pronarëve të mediave akses tek ministrat, kryeministrat, presidentët , monedhë të cilën ata e kanë këmbyer sa herë u është dashur për përfitime personale.

Të korruptohesh do të thotë të lejosh të tjerët ti vendosin një cmim verprimeve edhe qëndrimeve të tua. Të korruptosh do të thotë të pikasësh njërzit që janë gati të kenë një cmim për verprimet dhe qëndrimet e tyre. Fjalia “Taulant Ballën e kam si vëlla por tani nuk po më ndihmon “ na fton të zgjedhim e të mbajmë një anë në konfliktin e dy palëve të korruptuara të cilët kanë pranuar cmimin e njëri tjetrit.

Ndërkohë që po të njëjtat “media të lira” nuk I mbrojten e aq me pak te na ftonin në mbrojtje të gazetarëve kur këto të fundit i hiqnin nga puna me një SMS të vëllait të madh.

Share: