Home KRYESORE Ndërtimet informale në zonat sizmike, digat, shkollat e spitalet do vlerësohen për...

Ndërtimet informale në zonat sizmike, digat, shkollat e spitalet do vlerësohen për rezistencën ndaj tërmeteve!

Procesi 5 vjeçar do kushtojë 8 mln euro

Ndërtimet e bëra në mënyrë informale, si dhe objektet e rëndësisë së veçantë të tilla si digat, shkollat, konviktet, spitalet apo objektet e trashëgimisë historiko-kulturore do të vlerësohen për sigurinë e tyre ndaj goditjeve sizmike.

Këto vlerësime të detajuara janë në vijim të masave që shteti ka marrë pas tërmetit të 26 nëntorit që shkatërroi me qindra ndërtime. Më të pambrojtura nga tërmetet janë ndërtimet pa leje si në zonën e ish-kënetës në Durrës.
“Faktorët kryesorë të riskut për rrezikun sizmik në Shqipëri përfshijnë infrastrukturën e dobët dhe ndërtimet e paligjshme dhe të papërgjegjshme të ndërtesave, të cilat shpesh përfshijnë mosrespektimin e kritereve të sigurisë së vetë ndërtimit dhe vendosjen e ndërtesave në zona me risk të lartë sizmik siç është ish-këneta e Durrësit, ku një tërmet shkakton shembjen e ndërtesave”, thuhet në strategjinë 2023-2030 të Ministrisë së Mbrojtjes, për zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë.”/shqiptarja.com

Share: