Home KRYESORE Në rrugë… Nga Ilir Paja

Në rrugë… Nga Ilir Paja

Nga shtëpia dal me thërmija buke në zemër.
Në sqetull mbaj gjirin e gruas.
Në takime shkoj vetëm
Me njerëzimin e gjetheve.
Në xhep një panine.
Për të vetmin lypës që pin ujë pas buke.
Kafenë e surb ngadalë në pritje të
Një shoku që i ndaloj ikjen.
Shoh kërrusjen e erës.
Si punëtori që mbi shpinë të tij,
mund të ulësh dhe hënën.
Dhe zbaticën e hapave.
Që i shmangen përmbytjeve
Të fjalëve.
Në rrugë, eci i ringjallur
Për të mos qenë vetëm jetë…

Share: