Familjet shqiptare po bëjnë blerjet e fundit për fëmijët e tyre, teksa viti i ri shkollor nis këtë të hënë të 12 shtatorit.
Vanesa Kola me padurim pret të takojë mësuesen e saj të parë, e ndërkohë fustanin e ka veshur që një ditë më parë nga gëzimi që do të fillojë mësimi.
“Mezi po pres të shkoj në klasë të parë. Ky është fustani që do të vesh në ditën e parë të shkollës. E kam blerë të ri. Mami me babin më ka blerë dhe çantën e mjetet. Jam shumë e lumtur”, thotë ajo.
Por përtej gëzimit të Vanesës, prindërit e saj janë përballur me kosto të rritura të shpenzimeve shkollore.
“Vanesa është fëmija ynë I dytë, kam edhe djalin që hyn në klasë të pestë. Meqënëse vanesa hyn në klasë të parë kemi menduar një shumë prej 200 mije lekë për çantën, mjetet dhe rrobat që do t’i duhen, ndërkohë për djalin kur ka hyrë në klasë të parë kemi shpenzuar më pak. Nëse një çantë para 5 vitesh ja kemi marr djalit 3500 lekë, vajzës i shkoi 5000 lekë.. pra ka një rritje sikurse ka ndodhur me shumë gjëra në vendin tonë”, thotë mamaja e Vanesës.
Sakaq Entjola, mamaja e vajzës tregon se është kujdesur që Vanesës të mos i mungojë gjë për në klasë të parë, megjithatë është kursyer në gjërat që I janë dukur të shtrenjta dhe të panevojshme.
“Vanesa mund të ketë kërkuar gjëra më të bukura, por jemi munduar ti marrim vetëm gjërat kryesore”/
Rritja e çmimeve për mjetet e shkollës krijon edhe më shumë vështirësi për familjet me më shumë se një fëmijë dhe në jo pak raste prindërit zgjedhin te mos u blejnë atyre gjëra të reja për në shkollë, ose shpenzojnë më pak me gjëra të përdorura.
Top Channel