Home KRYESORE Presidenti dhe zonja e parë nisen drejt Anglisë për funeralin shtetëror të...

Presidenti dhe zonja e parë nisen drejt Anglisë për funeralin shtetëror të mbretëreshës

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj nisen sot për të marrë pjesë në funeralin shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II.

Lajmi bëhet i ditur nga Presidenca që njofton se kjo pjesëmarrje vjen pas ftesës së Mbretit Charles III, i Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonëealth-it.

I shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, Presidenti do të jetë pjesë e ceremonialit të homazheve, për nder të Mbretëreshës Elizabeth II.

Gjithashtu, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë e Republikës së Shqipërisë, do të jenë të ftuar në pritjen mbretërore, në të cilën krerët e shteteve nga e gjithë bota do të mirëpriten nga Mbreti Charles III, në Pallatin Buckingham.

Në kuadër të programit ceremonial, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, do të marrin pjesë dhe në pritjen e organizuar nga Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar. Në ceremonitë e organizuara me këtë rast, do të marrin pjesë autoritetet më të larta shtetërore të vendeve të ndryshme të botës.

Share: