Presidenti i Republikës Italiane , Sergio Mattarella, nis vizitën zyrtare në Republikën e Shqipërisë,ne mëngjesin e 8 shtatorit do te pritet nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Në fund të takimit, dy krerët e shteteve do të japin deklarata për shtyp.
Më pas, Presidenti Mattarella do të vendosë një kurorë me lule në Statujën e Nënës Shqipëri në Varrezat e Dëshmorëve te Kombit
Vizita do të vijojë me takimin me Kryetarin e Këshillit të Ministrave, Edi Rama.
Mbasdite Mattarella do të vizitojë Shkollën Italiane të Tiranës i shoqëruar nga Presidenti i Shoqatës Dante Alighieri, Andrea Riccardi dhe bashkëthemeluesja e Shkollës Concetta Marotta.
Pas përfundimit te takimeve , Kreu i Shtetit do të pritet në godinën e Kuvendit nga Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.
Vizita do të mbyllet me takimin e një përfaqësie të komunitetit italian.