Home KRYESORE Replik’ë… NGA ARI UKIMERI

Replik’ë… NGA ARI UKIMERI

Edhe sot zanin ta ndjeva
Mu n’at kohë kur rri n’vetmi
Prapë n’atë natë mendjen ktheva
Për nji jetë plotë paudhni

Ti që sdi çka asht zemërimi
As atëherë kur je n’mendime
Sa herë mu m’kapë trishtimi
Vërdallë t’mbajë n’mendjen time

Ty t’kam qetësi qiellore
Sikur shiu n’xhama që bjen
Je për mue fuqi diellore
Sikur shtrëngata që na rrëmben

Unë çdo herë kam me t’mendue
N’atë kohë kur ti nuk egziston
Përherë unë kam me t’bekue
Përmes dashnisë që na bashkon

Ty t’kam unë plagë jetësore
Ku çdo herë kërkon shërim
Edhe në andrra gjithmonë Prore
Je çdo herë strehimi I’m

Mos mendo që t’kam harrua
Edhe atëherë kur nuk t’shohë
Unë çdo herë ty të dua
Zemrën time ti ma ngrohë

ARGJIRA (ARI) UKIMERI
PRIZREN, GUSHT 2022

Share: