Home Approccio Italo Albanese Shkolla italiane në Tiranë një realitet domethënës që pasqyron më së miri...

Shkolla italiane në Tiranë një realitet domethënës që pasqyron më së miri marrëdhëniet e shkëlqyera Italo Shqiptare

Nga Artur Nura

Për të kuptuar lidhjen shumë speciale e shumë dimensionale midis Shqipërisë dhe Italisë duhet vizituar pikërisht Shkolla Italiane në Tiranë.

Në fakt, unë e kisha vizituar këtë shkollë në vitet e para të themelimit të saj dhe, tani ku vura re një rritje galopante të saj në dimensione infrastrukture dhe numra nxënësish.

Natyrisht nuk ka si të ishte ndryshe ndërsa rritet në progresion numri i italianëve që zgjedhin shqipërinë si Atdhe të dytë dhe veçanërisht, rritet numri i familjeve shqiptaro-italiane të cilat për arsye të ndryshme kanë zgjedhur të jetojnë tashmë në Shqipëri.

Një element tjetër i rëndësishëm që ka influencuar në rritjen e kësaj shkolle besoj është dhe pasioni i atyre që e kanë themeluar dhe përkujdesen për mbarëvajtjen dhe rritjen e saj.

Mua personalisht më shoqëroi dhe prezantoi në klasat e ndryshme njëra nga drejtueset e kësaj shkolle, maestra Conceta Marotta, e cile njihte në mënyrë të shkëlqyer origjinën dhe prindërit e gjithësecilit prej nxënësve e padyshim karakterin e tyre.

Maestra Concetta që është një përfaqësuese e shkëlqyer e një familje të konsoliduar tashmë Italo – Shqiptare, përkëdhelte dëshirat e tyre në bashkëbisedim profesional duke u shtuar edhe njohuritë për vëndet e tyre të origjinës apo edhe Shqipërinë.

Nxënësja Elionor Vita!


Ajo dinte ti përkëdhelte krenarinë nxënëses Elionor Vita e cila kishte bashkëbiseduar dhe dhuruar lulet presidentit të Republikës Italiane, Sergio Mattarella, kur Ai në vizitën e Tij zyrtare në Shqipëri zgjodhi jo rastësisht të vizitonte edhe Shkollën Italiane në Tiranë; apo nxënësen Maria Luce Concetti e cila kur të rritej dëshironte të bëhej gazetare.

Nxënësja Maria Luce Concetti.

Komunikimi zyrtar i kësaj shkolle është gjuha italiane, por aty mund të përshëndetje dhe flisje në shqip dhe të gjithë me çiltërsinë e moshës të përgjigjeshin me një shqipe letrare.

Klasat ishin të ndara në mënyrë pothuaj të barabartë me nxënës italianë dhe italo shqiptarë, pra që prindërit i kishin italianë edhe shqiptarë.

Padyshim ky trend italo shqiptar në vitet në vijim do të jetë edhe më i zgjeruar kështu që edhe kjo shkollë e ka prespektivën për dimensione akoma më të mëdha…

Personalisht hasa vështirësi për ta gjetur këtë realitet të shkëlqyer italo – shqiptar në periferi të kryeqytetit tonë i cili tashmë është bërë edhe shtëpia e shumë italianëve.

Si ekspert komunikimi dhe imazhi, pyes publikisht si ka mundësi që kjo shkollë, kaq e rëndësishme dhe domethënëse, të mos jetë diku në qendër të kryeqytetit me që është një istitucion shumë prezantues i miqësisë krejt të vaçantë Italo – Shqiptare?

Përderisa të gjitha autoritet e larta italiane që realizojnë vizita zyrtare në Shqipëri, ndalojnë edhe te ky stacion krenarie i tyre, përse të mos mendohet që këtë institucion shumë domethënës ta bëjnë më të dukshëm publikisht diku në qendër të kryeqytetit shqiptar?

Në qendër të kryeqytetit shqiptar ka institucione pa fund arsimore të financuara nga istitucione private me mbështetje qeverish dhe istitucionesh jo shqiptare, por asnjëra nuk është kaq pasqyruese e marrëdhënieve krejt të veçanta siç janë këto midis Italisë dhe shqipërisë!

Personalisht besoj dhe sugjeroj që një gjë e tillë të ndodhë sapo të jetë e mundur dhe ky realitet e mrekullueshëm të jetë Imazhi i marrëdhënieve tona dinamike!

Qui per la lingua Italiana

Share: