Home KRYESORE Udhëtimi në Ekuador/ Hoxha: Gjithçka drejtohej nga burgu, kontaktova me kokën e...

Udhëtimi në Ekuador/ Hoxha: Gjithçka drejtohej nga burgu, kontaktova me kokën e kartelit

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka rrëfyer ditën e sotme eksperiencën e tij të udhëtimit disa ditor në Amerikën Latine, ku pa nga afër se si shqiptarët organizonin trafikun e kokainës në Ekuador.

Në një intervisë në “Abc News”, Hoxha tha se në Ekuador gjithçka drejtohej nga burgu, pasi kokat më të mëdha të kartelit të drogës ishin pas hekurave. Megjithatë, Hoxha tha se edhe pse “kokat” ndodheshin në burg, aktiviteti i tyre jashtë vazhdonte.

Ndër të tjera, Hoxha rrëfeu se në krye të kartelit të drogës në Ekuador qëndronte një person i njohur me nofkën Fito, me të cilin edhe kishte kontaktuar nëpërmjet shqiptarëve.

Sa i përket shqiptarëve, Hoxha tha se ata janë pjesë të organizatave të rëndësishme, që lëvizin drogën nëpërmjet tregut euopian dhe Shqipërisë.

“Në Ekuador gjithçka jashtë drejtohet nga burgu. Drejtuesi kryesor ishin në burg dhe organizonin gjithçka tjetër jashtë. Ishte një luftë shumë madhe brenda kartelit. Aktualisht në krye është Fito me nofkë të tillë njihej. Kontaktova me të nëpërmjet shqiptarëve atje. Shqiptarët atje ishin të rëndësishëm. Janë pjesë, si përfaqësues të organizatave të rëndësishme që lëvizin drogë nëpërmjet tregut europian dhe Shqipërisë.” tha Hoxha./Opinion.al

Share: