Home Gjeo-Ekonomia Vangjeli: Blinken telefonon Ramën, ndërkohë Berisha e Meta i bëjnë “block”…

Vangjeli: Blinken telefonon Ramën, ndërkohë Berisha e Meta i bëjnë “block”…

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se protesta e PL te inceneratori i Tiranës ishte një protestë me qëllimin e duhur, pror në kohën e gabuar.

Në emisionin “Opinion”, Vangjeli tha se është në kohën e gabuar për shkak se sipas tij, prej 2 muajsh Shqipëria është nën sulm, duke iu referuar sulmeve kibernetike nga Irani.

 “Koha është më e gabuara e mundshme, për këtë unë besoj se nuk duhet të ketë dyshim. Shqipëria së paku prej 2 muajsh në mënyrë të pa shpallur, por direkte është një vend nën sulm, është një vend në luftë. Dhe si një vend në luftë, prevalon ajo çfarë është më e rëndësishmja, njëlloj si në një trup të sëmurë. Doktori tenton të kurojë të parën sëmundjen që kërcënon jetën dhe më pas të tjerat”.

Vangjeli sjell në vëmendje edhe telefonatën që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zhvilloi me kryeministrin Edi Rama.

“Shikoni çfarë ndodh, Blinken telefonon Ramën, ndërkohë që Berisha e Meta i bëjnë ‘block Ramës’. Blinken nuk e telefonon Ramën si një individ, por e telefonon si një kryeministër i një vendi aleat, pjesëtarë të NATO-s i cili ndodhet nën kushtet e një agresioni. Vetëm në Shqipëri duket, jo thjeshtë nga qytetari i thjeshtë, por nga personazhet më të rëndësishëm të saj, sikur gjithçka vazhdon të rrjedhë në hallet tona të përditshme…”

Share: