Socialistët kanë ndezur motorët për zgjedhjet lokale të 2023 më herët se opozitarët. Erion Veliaj që kërkon një mandat të tretë të krye të Bashkisë së Tiranës u kujdes të bëjë diferencën me kundërshtarin politik.
“Një parti si PS-ja, që është parti patriotike, e majtë, duhet ta ketë krenari që s’ka asnjë qindarkë ruse. PD është si një parti “kap ça të kapësh”. Është gati të flejë me mullixhiun, kundër interesit të Shqipërisë. Kjo ndan, edhe me ke vendosim te bëjmë aleancë.”- tha Veliaj.
Garës për pushtetin lokal pritet ti bashkohen edhe Sali Berisha dhe Ilir Meta. Veliaj i thumboi dy drejtuesit e opozitës për ankesat që ata për nivelin e jetesës e shqiptareve.
“Por, pyetja që kam unë është kjo: Si nuk ikën asnjëri nga Gjiri i Lalëzit? Keni parë njeri nga opozita të ikë nga Shqipëria? Pse nuk ikën Saliu nga Shqipëria? Saliu, në fakt, nuk ikën dot se është “non grata”, po as nga Gjiri i Lalzit nuk ikën njeri se jetohet shumë mirë aty. E keni parë Ilir Metën të ikë nga Lalzi?”- tha Veliaj.
Socialistët kanë nisur mobilizimin e strukturave për zgjedhje, në një kohë që demokratët nuk kanë nisur ende primarët e premtuara për kandiatët, të cilët do zgjidhen përmes një gare te brendshme me vote.
Top Channel