Arsen Muskurti, autori i vrasjes së vëllait të tij Dritanit dhe kunatës Nora Muskurti nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese gjatë seancës gjyqësore, ku u vendos të lihet në burg.
Ai në një moment përshëndet kamerat me dorë, ndërsa flet edhe me avokatin e tij Suad Idrizin.
Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, avokati i autorit tha se ai është vetëdorëzuar dhe armën e krimit e kishte me leje.https://7442145514c761c0ae31fba90da3eb1e.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Për autorin është kërkuar masë sigurie 30 ditore për t’i bërë akt ekspertimi për shëndetin mendor sepse që prej vitit 2018 merrte mjekime.
Sipas informacioneve, autori ka bërë shtatë kallëzime për konfliktet që kishte me dy viktimat por autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë.https://www.youtube.com/embed/8md1WQucozs
Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e agjencisë së viktimave dy ditë më parë. Konflikti mbi pronën dyshohet të jetë shkaku që shtyu Arsen Muskurtin që mban edhe emrin Hamza Kastrati të vriste vëllanë dhe kunatën.
Dy vëllezërit dyshohet se janë konfliktuar në ambientet e një lokali në rrugën “Islam Alla”, dhe debati ka degraduar në përdorimin e armës.
Asen Muskurti ka qëlluar për vdekje drejt vëllait 44-vjeçar dhe kunatës Nora Muskurti, ndërsa janë publikuar edhe pamjet e ngjarjes nga kamera e sigurisë.
Dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes kanë qenë shumë banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit.
Vrasja në Tiranë/ Viktima i raportoi policisë: Vëllai im mban një pistoletë poshtë bluzës