Home KRYESORE “Vrasësi ka probleme të shëndetit mendor”/ Alibia e avokatit të Arsen Muskurtit...

“Vrasësi ka probleme të shëndetit mendor”/ Alibia e avokatit të Arsen Muskurtit që qëlloi për vdekje dhe kunatën

I qetë dhe pa asnjë shenjë pendese ka dalë para togaave të zeza Arsen Muskurti vrasësi i vëllait dhe kunatës së tij, 2 ditë më parë në Tiranë.

Është mjaftuar me një përshëndetje me dorë nga kamerat dhe një komunikim me avokatin dhe e ka ndjekur në qetësi masën e sigurisë ndaj tij. Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat 38-vjeçarin, i cili i  mori jetën vëllait të tij Dritanit dhe kunatës Nora Muskurti. Mbrojtja kërkoi një masë më të lehtë sigurie burg me afat 30 ditë për ti bërë një vlerësim psikologjik autorit pasi sipas avokatit ai ka çrregullime mendore dhe trajtohej me ilaçe prej vitit 2018 por kjo u refuzua nga gjykata.

“U vetëdorëzua. Ka bërë 7 kallëzime në polici. Gjendja psikologjike nuk është e mirë“, tha Suad Idrizi.

Konfliktet e vazhdueshme mes vëllezërve kishin nisur në 2018 nga prishja e ortakërisë në biznesin e agjencisë së udhëtimeve. Ky konflikt ishte zhvendosur në gjykatë ku viktimat i kërkonin autorit rreth 170 mln lekë të vjetra. Një konflikt I hapur mes tyre ishte edhe mospranimi i mënyrës së jetesës që bënte 38 -jeçari Arsen Muskurti duke pasur 3 martesa. Drama më e madhe pas kësaj vraje është fati I 10 të miturve, 3 fëmijët e çiftit që ndërroi jetë dhe 7 të autorit të krimit.

Top Channel

Share: