Home Gjeo-Ekonomia Zv/ministri Bejtja thirrje qytetarëve: Energjia të përdoret në mënyrë eficente

Zv/ministri Bejtja thirrje qytetarëve: Energjia të përdoret në mënyrë eficente

Ministria e Energjetikës ka hartuar një plan për të përballuar krizën energjetike, me të cilën përballohet edhe Europa, paketë që pritet të miratohet të mërkurën në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Zv/ministri i Energjisë, Ilir Bejtja, në një lidhje direkte për televizionin Klan, ka treguar edhe detaje të kësaj pakete, plan i cili do të fillojë të zbatohet menjëherë sapo të miratohet nga qeveria.

Zv/ministri Bejtja u bëri apel edhe konsumatorëve që të mos e shpërdorojnë energjinë elektrike.

Sa i përket çmimit të energjisë në bursat ndërkombëtare, zv/ministri u shpreh se çmimi mbetet i lartë, megjithatë gjatë kësaj jave ka pësuar ulje të lehtë.

Zv/ministri i Energjisë siguroi se çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë për konsumatorët familjarë, po kështu dhe për biznesin e lidhur në tension të ulët.

Zv/ministri Ilir Bejtja: Mendoj që menjëherë pas miratimit të tij nga qeveria ai do të bëhet i zbatueshëm. Jemi në kushtet e një emergjence dhe do të futet menjëherë në zbatim. Masat janë disa, janë të lidhura kryesisht me thirrjen dhe me masa të marra për edukimin e konsumatorëve që të kursejnë energjinë, ta përdorin atë në mënyrë eficente, të përdorin burime të tjera primare energjie për konsum, jo vetëm energjinë elektrike, të jenë eficentë në ndërtimet e tyre të cilën ne do ta kemi në fokus dhe nëpërmjet Agjencisë së Licencës së Energjisë, si dhe masa që lidhen me pjesën tonë të brendshme, vazhdimi i programit për uljen e humbjes së energjisë në rrjet, vazhdimi i programeve për luftimin e abuzimeve të konsumit të energjisë në rrjet nga konsumatorë të ndryshëm, qofshin këto familjarë ose jo, ashtu si edhe shtimin e prodhimit të burimeve të enegjisë të cilat në disa raste marrin më tepër kohë se sa ndërhyrjet e menjëhershme, si dhe kontrollet me njësi task-force në të ardhmen të cilën ne e kemi por tashmë ajo do marrë një forcë më të madhe në kuadrin edhe të emergjencës që ne kemi për energjinë. Këto masa lidhen edhe me situatën shumë të vështirë hidrike që ne kemi në kaskadën e Drinit, ku prurjet vazhdojnë të mbeten të ulëta, vazhdojmë të mbetemi në një stinë të thatë me shpresë që do të kemi ndryshime në të ardhmen dhe në kushte ku pjesa më e madhe e konsumit dhe nevojës për konsum përballohet nga prodhimi vendas pasi importet janë sa të vështira dhe të shtrenjta.

Pyetje: Si duket situata në bursat ndërkombëtare?

Zv/ministri Ilir BejtjaBrenda kësaj jave duke pak i stabilizuar, i jemi larguar pak çmimeve të çmendura të dy javëve më parë kur lëviznin nga 700-900 Euro për megavat. Tani jemi në kufijtë e 500 Eurove, por përsëri kjo është shumë e lartë si shifër. Presim që të kemi ndryshime dhe stabilizime në të ardhmen që lidhen dhe me politikat që vendet e ndryshme të BE dhe të komunitetit evropian të energjisë do të marrin në lidhje me shtimin, riaktivizimin e prodhimit të energjisë nga burimet e dikurshme të karbonit, qymyrit dhe naftës.

Pyetje: Nga kjo paketë e re që pritet të miratohet nesër nga qeveria, kursimi do të jetë i ndjeshëm? Sa do të jetë?

Zv/ministri Ilir Bejtja: Shpresojmë të kemi mirëkuptimin e qytetarëve, mos jemi në atë kokëfortësinë s’ka problem se e paguajmë. Se fakti është që të gjithë e paguajnë me 9.5 lekë, ndërkohë që ne e blejmë diku në kufijtë e 92 Lekëve. Pra 10 herë më shumë. Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë, që ndihma më e madhe për konsumatorin shqiptar është fakti që çmimi për familjarët nuk ndryshon aspak, është çmimi më i ulët në Europë dhe po kështu vazhdojmë të mbështesim biznesin e lidhur ne tension të mesëm dhe absolutisht nuk ndryshon tarifa për biznesin e lidhur në tension të ulët. Pra kjo është ndihma. Se të gjithë thonë Kosova ka paketë, të gjitha këto vende e kanë ndryshuar çmimin, i kanë marrë këto masa të vendosjes të vendosjes së kufijve në konsum përpara se ne t’i konsideronim. Ndërkohë që ne vazhdojmë të mbetemi ambiciozë në furnizimin e energjisë për konsumatorin familjar dhe për biznesin e vogël me të njëtat tarifa.

Share: