Home Gjeo-Ekonomia Apeli i deputetit Sinaj: Ka ardhur koha për Rilindje Rurale

Apeli i deputetit Sinaj: Ka ardhur koha për Rilindje Rurale

Nga deputeti i Vlorës Vullnet Dinaj

👉Gjatë takimeve të shumta me njerëzit në bashkinë e Selenicës dhe njësinë administrative Horë-Vranisht, një nga kërkesat kryesore ka qenë dhe mbetet nevoja për përmirësimin e infrastrukturës.

Konkretisht, lidhja e fshatrave me qytetet me rrugë të asfaltuara 🛣️ është e domosdoshme jo vetëm pse ata njerëz e meritojnë, por se kjo do të sillte zhvillim të fshatit, duke ndihmuar bujqësinë, blegtorinë dhe çdo aktivitet tjetër ekonomik.

Në fjalën e sotme në seancë plenare, fola për efektet direkte pozitive që ka shtrimi dhe asfaltimi i rrugëve të fshatrave, jo vetëm në Vlorë, por në mbarë Shqipërinë. 🇦🇱

Pas projektit të sukseshëm të “Rilindjes urbane” ka ardhur koha që në fokus të jetë “Rilindja rurale”. 👍

Për më shumë, ju ftoj të ndiqni apelin tim në Kuvendin e Shqipërisë.

https://fb.watch/f_9jFn8YNj/

Share: