Home KRYESORE Hetem Ramadani: Ramushi ishte negociues, shkova për t’i dhënë 50 mijë marka,...

Hetem Ramadani: Ramushi ishte negociues, shkova për t’i dhënë 50 mijë marka, i dhashë 100 mijë

Mjeku popullor Hetem Ramadani, i ftuar në Kojshia Shoë, tregoi më shumë dhe për takimin e tij të parë me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, madje thotë se në këtë takim, i kishte dhënë atij 100 mijë marka gjermane për nevoja të TMK-së.

“Ramushin, herën e parë fizikisht e kam takuar kur kam ardhur në Kosovë pas nëntë vitesh pasi më parë nuk kam pasur të drejtë. Kam shkua me e taku Agim Çekun që ishte shef i TMK-së, Ramushi ishte zëvendës. Me çon Kadri Veseli për t’i ndihmuar për me u vesh ajo garda se nuk kishin lekë. Agim Çekun e njihja nga Lubjana para se të bëhej shef i UÇK-së, kisha shumë raporte të mira. Ma pruri Ramushin në zyre”.

“Ramushi ishte një djalë shumë i shkathët, shumë inteligjent, filloi negocjimet për lekë, se unë shkova për 50 mijë marka,  dhe duke negociuar ia dhashë 100 mijë marka. Aty e kam parë Ramushin, një djalë i shkathët. I thash ku i ke mësua negociatat ti, se unë t’u mëndu se jam profesor i negociatave, doli një njëri përpara që dinte edhe me negociu. Ia kisha dëgjua sigurisht emrin si luftëtar, si komandant, por hera e parë është aty”, tha Ramadani.

360grade.al

Share: