Home KRYESORE Koha për të kënduar “Më mirë me ty edhe fukara sesa pa...

Koha për të kënduar “Më mirë me ty edhe fukara sesa pa ty edhe i pasur!

Cfarë tregojnë recesionet për natyrën njërezore?

Nga Irena Beqiraj

Kush mendon se recesioni ekonomik sjellë vetem të këqija, e ka gabim. Historia e recesioneve tregon që njerëzit gjatë tyre janë më shumë në kërkim të dashurisë. Dashuria klasifikohet si aktivitetet kundërciklik. Pra kur ekonomia bie njerëzit i drejtohen dashurisë, kur ekonomia rritet ndodh e kundërta !

Në kulmin e krizës financiare, Financial Times raportonte se në tremujorin e katërt të vitit 2009 sektori i “mblesërisë online” pati rritjen me më të fortë të shtatë vitet të fundit , rritje që tejkaloi sektorin e ndërtimin , apo të modës .

Industria e takimeve rritet në kohë recesioni për disa arsye . Më kryesorja është rritja e papunësise ose e zvogëlimi i orëve te punës, të cilat rrisin kohen per tju përkushtuar dashurisë.

Për me tepër rritet disponibiliteti i gjinisë më të vështirë në këtë aktivitet, grave . Gratë goditen 40 % më shumë se burrat nga recesionet , edhe se fundi beqarët/ beqaret kërkojnë rehatinë e marrëdhënieve të sigurta në kohë të vështira.

Dikur Diogjeni thoshte : Dashuria është për të papunët. E pra recesionet na tregojnë që natyra njerezore nuk ka ndryshuar shumë që prej kohës së tij.

Eshte koha për Dashuri , edhe për të kënduar “Më mirë me ty edhe fukara sesa pa ty edhe i pasur…!

Share: