Home Gjeo-Ekonomia Kultura Gjeneron Turizem. Nga Ilir Butka

Kultura Gjeneron Turizem. Nga Ilir Butka

Me slloganin Kultura Gjeneron Turizem Agjencia e Industrisë Kreative dhe Tirana Film Office u bene pjese e Panairit me te madh Rajonal te Turizmit qe u organizua ne dt 14 dhe 15 tetor ne Pallatin e Kongreseve.

Se bashku me drejtorin Jonid Jorgji shpjeguam avantazhet natyrore qe kemi ne thithjen e produksioneve te huaja qe mund te xhirojne filmat apo produktet e tyre audiovisuale ne territorin tone.

Une e kam quajtur Shqiperine ne biseda me kineaste te huaj, si nje set natyror kinematografik.
E lagur nga dy dete ne gjithe gjatesine e saj, me fusha, kodra dhe male, lumenj dhe liqene, ky vend perben nje pafundesi ofertash pejsazhistike per cdo produksion kinematografik.

Duket si normale por nuk eshte keshtu, pasi shume vendeve u mungon ky varietet.
Gjithe kjo pasuri dhe varietet nuk do te ishte asgje nese do te shtrihej ne nje territor pa fund.
Eshte paradoksale por jemi me fat qe jemi ne nje territor kaq te vogel pasi kjo lehteson kalim nga nje vend xhirimi ne tjetrin pa humbur shume kohe.

Kemi edhe shume avantazhe te tjera qe nuk po rri ti numeroj ketu, por nje fjale e urte thote: me mire te dish sesa te kesh.

Ne fakt nuk kemi ditur t’i konvertojme keto avantazhe ne nje oferte unike duke i bashkangjitur nje pakete juridike dhe financiare qe mund ta kthente Shqiperine nje nga territoret me interesante per gjithe produksionet e huaja.

Mungesa e ligjit per kompensim financiar (tax kredit, tax rebate) na penalizon shume po te kemi parasysh qe jemi te vetmit ne rajon qe nuk e kemi nje te tille. Vendet e tjera te rajonit shkojne deri ne 40% kompensim ndaj cdo financimi kinematografik.

Shpresojme shume qe se shpejti projektligji i propozuar nga Ministria e Kultures dhe Qendra Kombetare e Kinematografise te aprovohet nga Ministria e Financave per te zgjidhur kete ngerç, qe do te clironte energji dhe do te sillte perfitime te medha financiare per vendin.

Krijimi i Tirana Film Office eshte sinjali qe pushteti lokal e ka kuptuar rendesine e promovimit te territorit nepermjet kinematografise dhe audiovizualit, ndaj jemi duke pritur me optimizem edhe ndryshimet fiskale dhe financiare te nevojshme per te hapur nje perspektive te re ne kete drejtim.

Share: