Nga Mentor Kikia
Ky vend nuk ka qene ndonjehere keto 30 vjet me keq se sot.
Jo nga pikepamja ekonomike, pra per te ngrene e per te veshur. Por nga pikepamja e krizes morale, mungeses se shpreses dhe besimit, si dhe deshperimit masiv qe ka pushtuar shoqerine.L, si pasoje e te ciles shqiptaret vazhdojne me te njejten kembengulje per t’u larguar nga vendi, si ne vitet e para te ‘90-es, kur ishin bark bosh dhe zhveshur…!
Te thuash “ky vend nuk behet” eshte gjeja me e thjeshte.
T’u thuash te rinjeve: “Ikni se ketu s’ka me cfare te beni” – eshte dramatike.
Por une mendoj se nuk duhet t’i dorezohemi fatalitetit.
Duhet te punojme dhe luftojme qe gjerat te ndryshojne.
Une as nuk do te iki, as nuk do te dorezohem!