Home Gjeo-Ekonomia Lugina e Preshevës/ Mustafi: Serbia, spastrim të heshtur etnik!

Lugina e Preshevës/ Mustafi: Serbia, spastrim të heshtur etnik!

Shpopullimi i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës është më shumë sesa një fenomen i zakontë social sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Serbi, Ragim Mustafi.

Mustafi thotë se gjithçka është e organizuar.

Ky shpopullim, sipas tij, ka ndodhur nga kushtet e vështira me të cilat ata janë duke u përballur. Shqiptarët janë të diskriminuar nga Serbia dhe me pasivizimin e adresave, pra përmes mjeteve administrative po bëhet praktikisht një spastrim etnik.

Ky është një problem real, nuk është problem i një shpopullimi të zakonshëm, por pjesë e diskriminimit të vazhdueshëm nga Republika e Serbisë. Madje pasivizimi është nga rastet më flagrante në botë, ku përmes mjeteve administrative siç është konstatuar nga Komiteti i Helsinkit po bëhet spastrimi etnik, kjo ka qenë tema që kemi diskutuar me institucionet e Kosovës dhe njëra nga temat që e kemi diskutuar në Uashington”, u shpreh për mediat në Kosovë.

Mustafi tha se në Preshevë nuk ka asnjë prokuror, ka vetëm një zjarrfikës e këto janë të dhëna të tmerrshme. “Çështja e diskriminimit për një kohë të gjatë, nëse një qytetarë si unë ka kryer Fakultetin në Kosovë dhe nuk ka arritur ta njehsojë  diplomën për 10-20 vite ai nuk mund të presë më që të krijohen kushte ku ta realizoj profesionin e vet pra ka pasur një diskriminim strukturor dhe jo vetëm në kuptimin e mos njohjes së diplomave, por edhe në fushën e arsimit, kulturës, informimit, në fushën e ligj-zbatimit, e në tërësi sa i takon integrimit dhe pjesëmarrjes se qytetarëve në institucionet publike”, tha ai.

Shifrat e disa organizatave të huaja flasin për 20.000 të larguar në vitet e fundit. Lugina e Preshevës është duke marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në Serbi, që po zhvillohet aktualisht, pas më shumë se dy dekadash.

Top Channel

Share: