-Me “primare” drejt zgjedhjeve lokale, -thotë Berisha. Me primare, me primare bën iso gjithë shtabi politik gardh pas tij.
Hiqen sikur po i dorëzojnë pushtetin sovranit me primare.
Primaret janë procesi brendshëm i një partie politike, ku anatarësia e saj përzgjedh kandidatët që do t`i përfaqësojnë në ato zgjedhje. Këtë radhë nga foltorja referohet se nuk do të votojë vetëm anëtarësia, por edhe simpatizantë e njerëz pa kontribute në parti, kjo për një arsye të vockël. Nga primaret duhet të dalin ata që pavarësisht emrave janë kokë e këmbë Berishjan. Ata që janë si Berisha, që flasin si ai, të kenë gjuhën, gjestikulacionet e tij, e mbi të gjitha të kenë hallin dhe problemet e tij.
Mjafton të shtiren se kanë hallin e Shqipërisë.
Ja p.sh njërin e ka pasur që nga fillimi në krye të partisë. Ai fliste si Berisha, madje gjuhën e trupit ia kopjoi ekazakt që në fillime. Ca kohë e nxorri kundër, tani e ka aty në rreshtin e matrioshkave.
Për herë të parë primare në këtë vend, madje edhe në rajon. Foltorja është “fanar ndriçues”, edhe Europa ka çfarë të mësojë nga “primaret me prim” të foltores.
Ata që patën sy panë si Berisha zgjodhi me primare në stadium. Ne që e njohim bazën dhe se si funksionon partia i pamë se si u zgjodhën me primare kryetarët dhe kryesitë lokale, pamë si zgjodhën të parët e rinisë.
Foltorja nuk cënon lirinë e votës, përjashtime bëjnë rastet kur duan të arrijnë objektivin se duhet të zgjidhen ata që bashkëndajnë hallin e “non gratës”.
Që të fitosh në primare duhet të dish të shash ambasadoren e SHBA- ve dhe Lulzim Bashën, atë që Berisha e mbronte me aq zell para se t`i binte halli “non gratës”. Duhet të dinë të shajnë Bashën sepse ky ishte i pari që i tregoi vendin Sali Berishës, madje solli në vëmendje të qytetarëve bashkëpunimin e trekëndëshit të bermudës.
Dhe ç`do ditë e më shumë ne e shohim se ky trekëndësh funksionon.
Berisha dhe Meta janë identikë, madje edhe hallet i kanë identike.
A e mbron Berisha Ramën?
Nuk ka nevojë ta mbrojë, përkundrazi, duhet me fjalë ta sulmojë sa më shumë. Të gjithë e dinë se Berisha di të qëndisë epitete si askush tjetër.
Rama po! Ai e mbron Berishën atje ku nuk shihet, e ku nuk duket. Nuk e mbron se do, e mbron se i duhet.
Me Berishën si “gogoli kryeopozitar” atij nuk i mbarojnë kurr ditët në pushtet. Ai në pushtet, Berisha e Meta në sulme me fjalë, me revolucione, me turma që krijojnë frikë në këto kohë të tensionuara dhe pushteti i Ramës nuk u cënon një fije floku.
Dhe të gjitha këto na vërtetojnë trekëndëshin e djallit.
Mirëpo me halli që ka Berisha i duhen të gjithë pas vetes. Metën e ka, edhe kryetarët e partizave të vogla që kanë 30 vjet në krye të tyre pretendon se do i bashkangjiten, pasi humbin fare në të kundërt.
Problemin e ka me PD zyrtare, me grupin që ai e quan “Alibasha”, sa krenar duket për këtë gjetje Berisha. Këta i duhen me patjetër por nuk i arrin dot.
Gjithësesi kandidatët do të zgjidhen me primare, por ata do të kenë përzgjedhjen e Berishës, bekimin e tij dhe hallin e tij.
Për foltoren nuk ka rëndësi fitorja. Berisha e thotë ç`do ditë se janë në ditë të hallit. Në fakt atij kjo i duhet, të gjithë pas tij, pas hallit të tij.
Ja dhe shembulli i fundit. Kur PD zyrtare shkoi në komision për reformën zgjedhore, foltorja i etiketoi si të shitur te Rama. Edhe kur dorëzuan projektin në parlament këtë u thanë, sepse iniciativë parlamentare mund të marri vetëm Berisha me foltoren. Çdo iniciativë duhet t
i përkas atij. Projektin e reformës territoriale, të hartuar nga PD zyrtare, kërkon t`ia bashkangjisë foltores.
Mjafton Berisha të ketë emrin i pari, nuk ka rëndësi bëhet apo jo.
Në të gjitha rastet “primare me prim”, me kusht që primi ti takojë foltores dhe t
i qëndrojë si gardian mbrojtjes “non grata”