Home KRYESORE Vërtetësia e njerëzve që më pëlqen më shume.

Vërtetësia e njerëzve që më pëlqen më shume.

Nga Elona Jolla

Nuk më intereson të shoqërohem me njerëz “cool” ose me njerëz të njohur apo me njerëz të rëndësishëm.

Nuk më intereson të shoqërohem me njerëz të famshëm, të tonifikuar apo njerëz me shtëpi moderne dhe makina luksi që mbajnë erë të këndshme. Ata mund të jenë te tille dhe t’i kenë ato gjëra, por kjo nuk është ajo që është e rëndësishme për mua.

Unë dua të jem atje ku janë ata të vërtetet ,të ndershmit dhe pak “të cmendur”.

Unë dua të jem me ata që e dinë se nuk kanë shumë gjëra dhe nuk i bejne te gjitha gjerat mirë.
Unë dua të jem me ata që bëjnë “gabime” dhe “rrëmujë”, me ato që bien ndonjëherë përtoke apo nuk jane gjithmone perfekte.

Unë i dua njerëzit që harrojnë se ku parkuan kur hynë në market; njerëzit që qeshin aq shumë sa edhe qajnë; njerëzit që kane ndonje fije floku te parregullt mes flokëve te tyre dhe të cilët shkojnë të hane nje cope pice në mbrëmje ne ndonje restorant te thjeshte.

Unë i dua njerëzit që ngrenë muzikën dhe stonojne ndersa këndojne .

Unë i dua njerëzit që thonë “Unë jam kot fare ​sot” apo “sot jam pertoke”.

Unë i dua njerëzit që e tregojnë veten si jane ne te vërtetë dhe që e jetojnë jetën në mënyrë autentike.

Unë dua të jem aty ku janë të papërsosurit ,te vërtetët dhe dua të pi nje pije me ata njerëz.

Nuk kam nevojë për performancë apo një listë të kredencialeve me ato që rri.

Unë do të të dua ashtu siç je. Jo vetja jote “fallso”, por vetja jote e vërtetë dhe shpresoj se do të më duash ashtu siç jam edhe unë me rremujat dhe rrathët e errët nën sy apo ndonje njollë të çuditshme në pantallonat e mia të yogës, qe nuk i kam vërejtur derisa nje rreze drite i nxori ato ne pah.

Kjo vertetesi, më pëlqen më shume. …

Share: