Home Gjeo-Ekonomia Biznesin e presin ditë të vështira/ Industria dhe ndërtimi janë dy sektorët...

Biznesin e presin ditë të vështira/ Industria dhe ndërtimi janë dy sektorët që presin goditjen më të rëndë

Prej katër muajsh treguesi i ndjesisë ekonomike që mat pulsin e bizneseve dhe konsumatorëve vjen me rënie sipas Bankës së Shqipërisë.

Kështu, teksa hyjmë në muajt e fundit të vitit bizneset presin një situatë më të turbullt përpara tyre.

Anketa që zhvillohet nga Banka e Shqipërisë merr për bazë indikatorë si prodhimi gatë tre muajve të kaluar, kontratat porositëse dhe pritshmëritë e çmimeve në të ardhmen, të gjitha vijnë me rënie, ndërsa kësaj vale pesimiste i janë bashkuar edhe sektorët e tregtisë dhe shërbimeve, ku ecuria aktuale e aktivitetit të tyre paraqitet me rënie të thellë.

Industria dhe ndërtimi janë dy sektorët që presin goditjen më të rëndë, veçanërisht në kontratat porositëse dhe prodhimin aktual, sipas anketës. Ndërtimi ka shënuar një nga rëniet më të forta, pas vrullit në fillimin e vitit.

Nga krahu tjetër besimi i konsumatorëve në ekonomi ka pësuar një përmirësim të lehtë gjatë shtatorit, por larg mesatares afatgjatë. Treguesi pasqyroi vlerësimin më pozitiv të konsumatorëve lidhur me blerjet në shuma të mëdha si dhe prirjen pozitive për ecurinë  aktuale të çmimeve.

Nga krahu tjetër situata financiare e njerëzve është përkeqësuar si dhe aftësia e tyre për të kursyer, ndërsa anketa tregon se shumë prej tyre ia dalin vetëm që të mbyllin muajin pa hyrë në borxhe me të ardhurat aktuale.

Top Channel

Share: