Nga Fahri Musliu
Në teori dhe praktikë, njohim diktatura të ndryshme, por me siguri jo edhe DIKTATURËN EURREJTJES. Ky është një fenomen i ri i kësaj kohe, veçmas në hapësirën shqiptare (kosovare):
Urrehen pushtetarët dhe politikanët, urrehen partitë (kastat) politike, urrehet pushteti, urrehet shteti (të cilin me fjalë e duam shumë), urrehen studentët, urrehen nxënësit, urrehen profesorët, urrehen akademikët, urrehen gazetarët, urrehen shokët, urrehen komshitë, urrehen vëllezërit, urrehen prindërit e fëmijët, urrehen armiqtë por edhe miqtë, urrehen qytetarët dhe katundarët, urrehen femrat, urrehen meshkujt, urrehet mësimi, urrehet arsimimi, urrehet libri, urrehet edukata, urrehet fizkultura, urrehet aftësia dhe suksesi, urrehet dielli…s’ka gjë që nuk urrehet.
Përpos telefonave të mençur, rrjeteve sociale, portaleve pa të cilët gati askush nuk po mund të jetoj më. Pandemi e pa shëruar dhe me pasoja drastike!
Pra, prrejtje me tonelata si kurrë në jetë! Nuk ka asnjë fije dashurie, empatie, respektimi, nderimi, vlerësimi?
Nisur nga kjo, është krejtë e logjikshme që në shtetin i cili nga lindja e vet është rreshtuar në “kulturën” e hajdutllëkut, zhvatjes, agresivitetit, rrenës, mosdijes, injorancës, moralit të dyfishtë – mirë kalojnë zhurmaxhinjt, zullumqarët, dhunuesit… e të gjitha bojave.
DERI KUR KJO DIKTATURË E URREJTJES e cila po e shkatërron edhe substancën kombëtare e shtetërore, dhe mirëqenien e ardhmërinë e qytetarëve të Kosovës?!