Home Approccio Italo Albanese JAVA VII E KUZHINËS ITALIANE NË BOTË (14-20 NËNTOR 2022) 🇦🇱🇮🇹

JAVA VII E KUZHINËS ITALIANE NË BOTË (14-20 NËNTOR 2022) 🇦🇱🇮🇹

“Kujdes, qëndrueshmëri dhe inovacion: përbërësit e kuzhinës italiane në ruajtje të shëndetit të njerëzve dhe mbrojtje të planetit “.

Kuzhina dhe sektori agro-ushqimor italian si përbërës dallues të Markës Itali sinonim i kujdesit dhe i së drejtës për të provuar kënaqësi; dietës italiane të shëndetshme e të qëndrueshme për njeriun dhe planetin; inovacionit bazuar në vendosjen, në qendër të vëmendjes, të territorit, produkteve dhe njerëzve; në marrëdhëniet dhe kompetencat tradicionale të cilat e bëjnë artizanatin italian shembull në botë.

17 nëntor ora 18.00 – Rezidenca Italiane – “Vaj&Verë: rrugëtim për të zbuluar thesaret italiane”

Prezantim i dy produkteve italiane më të njohura në botë: vaj ulliri extravergine dhe verë. Event në bashkëpunim me Italian trade Agency, Institutin Italian të Kulturës dhe AIS (Shoqata Italiane e Somelierëve). Me pjesëmarrjen e trios italiane të jazz-it “No Trio for Cats”.

Të tjera evente gjatë javës

Java e kuzhinës italiane në Shqipëri është hapur me një Masterclass Mixology (arti i përzierjes së pijeve) të përqendruar tek aperitivi e që u mbajt, më datë 14 nëntor, pranë Hotel Rogner. Aperitivi italian “AperITalia” (“Aperitivo in… Jazz”), do të prezantohet gjithashtu nëpërmjet tre eventeve të hapura për publikun (Bar Destil, Arena, Izzy Living) gjatë ditëve të Javës (15, 18 dhe 19 nëntor ora 18-20).

Të shumtë janë gjithashtu eventet e organizuar me çerdhet, kopshtet dhe shkollat në Shqipëri (Çerdhja “Ngjyrat e jetës”, Kopshti “Çamarrokët e vegjël”, Kopshti nr. 42 Sunny Hill, Shkolla Italiane në Tiranë, Shkolla e Kuqe, Shkolla “Pjetër Budi”, Shkolla e Mesme “Ismail Qemali”) me qëllim hyrjen e edukimit dhe formimit në fushën e kulturës agro-ushqimore, origjinën e saj, qëndrueshmërinë, ndikimin në shëndet dhe mënyrat e përdorimit të produkteve italiane, duke nisur prej moshës shkollore.

Workshop dhe laboratorë edukimi jo vetëm me Makarona e Pica por edhe me receta tipike rajonale italiane. Ndër bashkëpunimet, ato me Fondacionin Reggio Children dhe Bashkinë Tiranë.

Vlorë: Degustim i produkteve tipike italiane, Show Cooking dhe takime B2B. Shefat italianë të kuzhinës, Anton Pastore dhe Andrea Barbieri, që do të prezantojnë eventin “Siguria ushqimore, dieta mesdhetare si motorë zhvillimi të qëndrueshëm dhe për promovimin e nxjerrjen në pah të territoreve” gjatë katër ditëve pranë Hotel Nimfa.

Të pranishëm do të jenë kryetarë të bashkive të qarkut të Cosenza-s – bashki në të cilat banojnë komunitete arbëreshë si edhe përfaqësues të GAL (Gruppo Azione Locale) Lucania Interiore – në të cilin bëjnë pjesë 22 bashki të Qarkut të Basilicata-s si edhe institucione të tjera të territorit.

VII SETTIMANA DELLA CUCINA ITALIANA NEL MONDO

(14-20 NOVEMBRE 2022)

Convivialitàsostenibilità e innovazione: gli ingredienti della cucina italiana per la salute delle persone e la tutela del pianeta“.

Cucina e settore agroalimentare italiano come componenti distintivi del Marchio Italia sinonimo di convivialità e del diritto al piacere; della dieta italiana sana e sostenibile per le persone e per il pianeta; dell’innovazione basata sulla centralità del territorio, dei prodotti e delle persone; sulle relazioni e sulle competenze tradizionali che fanno dell’artigianalità dell’Italia un esempio per il mondo.

17 novembre ore 18.00 – Residenza Italia – Olio&Vino:Viaggio alla scoperta dei tesori italiani” 

Presentazione dei due prodotti italiani più conosciuti al mondo: l’olio extravergine d’oliva ed il vino. Evento in collaborazione con Italian trade Agency, Istituto Italiano di Cultura e AIS (Associazione Italiana Sommelier). Con la partecipazione del trio jazz italiano “No Trio for Cats”.

Altri eventi durante la settimana

La Settimana della cucina italiana in Albania è stata aperta da unaMasterclass Mixology (l’arte del bere miscelato) incentrata sull’aperitivo e svoltasi il 14 novembre c/o Hotel Rogner. L’aperitivo italiano “AperITalia” (“Aperitivo in… Jazz”) verrà presentato anche con una triade di eventi aperti al pubblico (Bar Destil, Arena, Izzy Living) durante le giornate della Settimana (15, 18 e 19 novembre ore 18-20). 

Sono stati inoltre organizzati molteplici eventi con scuole dell’infanzia e superiori in Albania (Asilo nido “Ngjyrat e jetes”, Asilo “Çamarrokët e vegjël”, Asilo nr. 42 Sunny Hill, Scuola Italiana di Tirana, Scuola E Kuqe”, Scuola “Pjetër Budi”, Scuola Superiore “Ismail Qemali”) per introdurre l’educazione e la formazione nel campo della cultura agroalimentare, le sue origini, la sostenibilità, l’impatto sulla salute e le modalità di utilizzo dei prodotti italiani, anche a partire dall’età scolare. Workshop e laboratori di edutainment non solo di Pasta e Pizza ma anche ditipiche ricette regionali italiane. Tra le collaborazioni, la Fondazione Reggio Children ed il Comune di Tirana.

Valona: Degustazione di prodotti tipici del territorio, Show Cooking ed incontri B2B. Gli chef italiani Anton Pastore e Andrea Barbieri che presenteranno l’evento “La sicurezza alimentare, la dieta mediterranea come motori di sviluppo sostenibile e per la promozione e valorizzazione dei territori” in quattro giornate presso l’Hotel Ninfa. Saranno presenti sindaci della Provincia di Cosenza – Comuni del cosentino con comunità arbëreshë oltre che rappresentanti di GAL (Gruppo Azione Locale) Lucania Interiore – costituito da 22 Comuni della Basilicata e altre istituzioni del territorio.

Share: